Bulevardi i Ri parko e pedalo- Veliaj Vendime te drejta per Tiranen e brezit te ardhshem

veliaj-TIRANË, 3 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron se do t'i shtojmë Tiranës një parking publik për 400 mjete dhe një park në bulevardin e ri, si shenjë se qyteti triumfon mbi betonin dhe ndotjen.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nëpërmjet statusit të tij Facebook shprehet: "Bulevardi i Ri, parko e pedalo. Parking publik për 400 mjete dhe park si shenje se qyteti triumfon mbi betonin e ndotjen. Vendime të drejta për Tiranën e brezit të ardhshëm, jo zgjedhjeve të ardhshme! ?#?TiranaNePune ?#?TiranaPerNjerezit".

Po ashtu, Veliaj e shoqeron postimin e tij me një foto ku ilustrohet projekti i ri për parkingun publik dhe parkun në bulevardin e ri. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama