Bulevardi i ri Basha Rama xhelozi me projektet publike. Do perfundoje brenda kohes se premtuar

Bulevardi i ri, Basha: Rama, xhelozi me projektet publike. Do perfundoje brenda kohes se premtuar

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ne pergjigje te asaj qe kryeministri Rama tha per Bulevardin e ri te kryeqytetit, ka deklaruar se do te vazhdoje puna e nisur dhe bulevardi do te perfundoje brenda kohes se premtuar.

Sipas tij, Projekti i Tiranës së shekullit të XXI nxit  zhvillimin ekonomikë,  punësimin, shton hapësirat e gjelbra dhe  përmirëson cilësinë e jetës.

Deklarata e Bashes

“Zoti Rama ka një xhelozi të hershme me projektet publike në tërësi dhe me projektin e Bulevardit të Tiranës, por kjo është çështje e tij personale. Ai  tashmë do të respektohet si qytetarë i Tiranës, sepse nuk është më Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me erdhi keq tek e dëgjova të shprehej  dje me të njëjtin fjalor që është shprehur para disa vitesh për rrugën e “Kombit” kur e quajti “Rruga e asgjëkundit”, tani e quajti “Bulevardin e ri të Tiranës “Bulevardi i asgjëkundit”. Me sa duket këto lagje dhe këta njerëz i duken qytetarë të asgjëkundit. Bulevardi i ri i Tiranës është një vepër e Tiranës së shekullit XXI, i hartuar nga ekspertët më të mirë botëror pas një konkursi që kishte përmasa profesionale që tërhoqi vëmendjen e të gjithë studiove të njohura të botës.

 

Pas një konsulence të gjerë me publikun kryeqytetas, banorët dhe me ekspertët më të mirë vendas, bulevardi i ri përbën sot jo vetëm projektin më strategjik të kryeqytetit të shqiptarëve, por në të njëjtën kohë edhe një nga projektet që do të çelë shumë perspektiva pozitive për qytetarët e qytetit tonë, qoftë në kuptimin e zhvillimit ekonomik të krijimit të vendeve të reja të punës, të përmirësimit të mirëqenies, por po kështu të pesë fishimit të gjelbërimit të qyteti dhe të krijimit të akseve moderne urbanistike – arkitekturore. Është një projekt mirëqenien, projekt zhvillimi-ekonomik, projekt- punësimi dhe do të vazhdojë ashtu siç ka nisur do të përfundojë brenda kohës së premtuar. Sa për të tjerat në qoftë se i ka harruar kufijtë e ligjit dhe të Kushtetutës që duket ditë për ditë që i ka harruar do t’ia kujtojmë rast pas rasti” -u shpreh Basha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama