Bullgari zbulohet nje thesar i lashte me stoli ari i qyteterimit trak

Bullgari, zbulohet nje thesar i lashte me stoli ari i qyteterimit trak
Një kokë kali e gdhendur apo figura të kafshëve të tjera, të vërteta apo imagjinare, të cilat janë përdorur për të zbukuruar stoli si byzylykë apo varëse të gjitha në ar. Janë këto një pjesë e objekteve të zbuluar nga arkeologët bullgarë në brendësi të një varri të lashtë trak që daton në shek. IV dhe III para erës sonë. Varri ku u zbulua thesari i mrekullueshëm është pjesë e një kompleksi funeral që i përket popullsisë së getëve, një grup me origjinë indoevropiane i cili u vendos në këtë rajon, që më pas romaket e quajtën Daci.

Zona ku u konstatua zbulimi i rrallë përbën një sajt shumë të pasur arkeologjik: në vitin 1982 këtu u zbulua varri i Svestarit, i cili më pas u përfshi në listën e Trashëgimive të Njerëzimit nga UNESCO, në vitin 1985. Gërmimet e bëra në vitet ‘90 nxorën në dritë kolona të stilit dorik, një shenjë që dëshmon kontaktin e këtyre popullsive me botën helenistike. Bullgaria moderne konsiderohet djepi i qytetërimit trak, që ka ekzistuar nga mijëvjeçari i katërt para erës sonë, deri në shekullin e tretë pas erës sonë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama