Bunkeret shnderrohen ne objekte biznesi

Bunkerët shndërrohen në objekte biznesi
"Bunkeri blu" njihet si një nga restorantet e mira të peshkut në plazhin e Durrësit, ku mund të hash pa harxhuar shumë peshk të freskët nga deti. Nga jashtë vetëm forma rrethore, si këpurdhë e restorantit, të sjell ndërmend bunkerët famëkeq. Por bunkeri është atje, brenda. Hapësira e tij është transformuar në guzhinën e restorantit, në vendin ku pastrohet dhe gatuhet peshku i freskët.

Ëndërrat e këqija dhe lindja e idesë
Ideatori i ndërtimit të 750 mijë bunkerëve në gjithë vendin, ish-diktatori komunist Enver Hoxha, nuk do ta kishte përfytyruar, as në ëndrrën më të keqe shndërrimin në restorant të një bunkeri. Bashkëshortët Alma dhe Bujar Alma BregasiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Alma Bregasi Brëgasi janë pronarët e restorantit. Ata tregojnë që menjëherë pas rënies së regjimit komunist emigruan në Greqi, ku për disa muaj punuan në një tavernë peshku buzë detit. Ashtu si në atdheun e tyre ishin bunkerët. Ideja lindi...

"Thamë me njëri tjetrin: pse të mos e shfrytëzojmë bunkerin për të hapur një restorant? Pse të mos ndërtojmë rreth tij një strukturë të vogël, që të punojmë? E hapëm restorantin brenda hapësirës së bunkerit, vendosëm rrotull tij karrige dhe një strehë kashte. Bunkerin e lyem në ngjyrë blu, ngjyra jonë e preferuar, duke ruajtur përmasat dhe formën që ai kishte", shpjegon Alma Bregasi.Bunkeri "fat i madh i familjes"

Brenda pak vitesh me fitimet e tyre blenë dy varka peshkimi, rritën të ardhurat nga shitja e peshkut dhe ndërtuan rreth e qark bunkerit një strukturë prej druri dhe xhami, pasi blenë nga pronari i ligjshëm tokën ku ishte ngritur bunkeri dhe investimii tyre i ri. Bashkëshortërt Bregasi ishin të parët, por jo të vetmit, që bunkerët i panë si një mundësi sipërmarrjeje dhe biznesi.
"Pas nesh edhe të tjerët i përdorën bunkerët si restorante. Këtu kanë qenë edhe katër bunkerë të mëdhenj që u morën nga qytetarët e Durrësit", thotë Alma. Bunkeri konsiderohet prej saj si fati i madh i familjes, baza nga nisi biznesi dhe prosperiteti ekonomik.

"Edhe tani që kemi të ardhura nuk kemi ndërmend ta prishim bunkerin. Të gjitha të mirat materiale i kemi nga ky bunker", thotë ajo me entuziazëm.

Bunkerët buzë detit - kabina dhe dhoma plazhi

Bunkeri i familjes Bregasi nuk duket dhe nuk prish peisazhet e mrekullueshme të lindjes dhe perëndimit të diellit në plazhin e Durrësit. Por me qindra të tjerë ngrihen, si këpurdha prej hekuri dhe betoni, te zhgarravitura, te papastra, buzë detit, pranë hoteleve dhe shtëpive të pushimit.

Verën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes shkulli 80 bunkerë në plazhet e Adriatikut. Por kjo nismë u ndërpre për shkak të kostos së lartë financiare. Shkulja e një bunkeri kushton më tepër se në vend të tij të ndërtosh diçka tjetër.

Në vend të saj një nismë tjetër ka hyrë në rrugën e realizimit: shndërrimi i bunkerëve buzë detit ne kabina plazhi dhe dhoma pushimi në zonat turistike malore. Ky projekt do të fillojë së pari me shndërrimin e bunkerëve në fshatin turistik Qeparo të Himarës, për t'u shtrirë më pas, nëse rezulton i suksesshëm, edhe në zonat e tjera të bregdetit të Jonit dhe Adriatikut. Ideja e përdorimit të bunkerëve në këtë mënyrë është një përzirje mes utilitetit dhe egzotizmit. Ajo vjen nga dy studentë shqiptarë të arkitekturës, që studiojnë në Milano. Realizimi i saj do të jetë si një pasqyrë e historisë së re të Shqipërisë: dikur bunkerë për të bërë luftëra imagjinare me NATO-n, tani dhoma plazhi dhe pushimi në një vend anëtar të NATO-s.

Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama