Bunkeri misterioz i Assange

Bunkeri misterioz i Assange
Sikurse vetë jeta e mistershme e Julian Assange, bosit të ‘Wikileaks’, po aq i mistershëm mbetej edhe bunkeri ku ai ka të fshehura 251 000 kabllogramet amerikane. Mediat britanike kanë mundur të sigurojnë foto në brendësi të bunkerit nga ku ka nisur shpërndarja e dokumenteve sekrete të cilat kanë shkaktuar një tronditje botërore.

I ngjashëm me skenat e filmit ‘Agjenti 007’, bunkeri quhet “Pionen data Centre”, i ndërtuar 100 metra nën tonë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, bunkeri nuklear është përdorur për qëllime ushtarake, ndërsa sot në mënyrë po aq paradoksale, po përdoret nga Julian Assange si qendra e një lufte tejet të veçantë në llojin e saj.

Vendndodhja e tij ndodhet në parkun Vita Berg, në afërsi të kryeqytetit suedez Stokholm.

Bunkeri që mban sekretet amerikane, tashmë të poseduara nga Assange dhe organizata ‘WikiLeaks’ është rihapur në vitin 2008.

Ndërtimi i këtij bunkeri mban firmën e arkitektit suedez, Albert France-Lanord, i cili e mori inspirimin për ta projektuar atë nga skenat e filmit ‘Agjenti 007’.

Është ende e paqartë se si Assange mundi të marrë në përdorim shërbimet që ofron “Pionen data Centre”, ku ai ka ruajtur materialet e përfituara nga një burim, që nuk pranon ta bëjë publik, por që besohet të jetë ushtari amerikan, Brandley Manning.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama