Mesfushori Burim Kukeli do të mungojë në ndeshjen e tretë në grup të Shqipërisë pasi është ndëshkuar me karton të verdhë në secilën prej dy ndeshjeve të para.
Mesfushori, të cilin De Biazi e rreshton zakonisht para mbrojtjes, u detyrua të bënte një faull taktik ndaj Koman në pjesën e dytë të takimit. Për këtë arsye do të ndjekë nga tribuna sfidën vendimtare për kualifikimin e kuqezinjve që luhet kundër Rumanisë.