Burra tradhtare? eshte faji i nje gjeni

Burra tradhtarë? është faji i një gjeni
Ai gjenetik mund të jetë vetëm njëra anë e medaljes, i cili nxit tradhtinë. Gjithsesi është hera e parë që një studim zbulon një lidhje të ngjashme mes mënyrës se si janë "gatuar" burrat dhe se si sillen ata me gratë. Dhe jo vetëm kaq, studimi përfshin gjithashtu edhe mundësinë për të "kuruar" gjenin "e keq", duke e modifikuar në një mënyrë që bllokon efektin e tradhtisë. Teorikisht, thelbi i gjithë kësaj është shpëtimi, ose më saktë mbrojtja e burrave të martuar. Edhe pse për momentin është provuar vetëm te minjtë e laboratorit, "ilaçi" që e transformon një joshës të pandreqshëm në shokun më besnik në botë ka dhënë rezultate. Kushedi, ndoshta ndonjë ditë ky ilaç do t‘u injektohet edhe qenieve njerëzore, por studiuesit nuk janë ende të bindur nëse meshkujt do të pranojnë të heqin dorë nga vesi i tyre.

Zbulimi i fundit është vepër e shkencëtarëve të Institutit Karolinska në Stokholm, i cili është publikuar në revistën shkencore britanike "Proceedings of the National Academy of Sciences". Para pak ditësh zbulimi përfundoi në faqet e para të gazetave më prestigjioze angleze, siç është "Daily Telegraph" dhe "Times" e Londrës me titullin: "Gjeni që mbron divorcin". Gjeni vepron mbi "vasopressina" (ADH është një peptid me nëntë aminoacide që funksionojnë si hormone), një hormon i rëndësishëm në procesin e lidhjes sentimentale e seksuale mes një burri dhe një gruaje. Duke ekzaminuar një kampion te 200 mijë persona, studiuesit suedezë kanë zbuluar se në ndryshim nga meshkujt që u mungon ky gjen, ata që e kanë këtë gjen shpesh janë të prirur të mbeten beqarë, ose kanë më shumë probabilitet të kenë lidhje jashtëmartesore, probleme me martesën dhe divorce. Veç të tjerash, bashkëshortet e burrave që e kanë këtë gjen nuk janë të lumtura me martesën në krahasim me gratë e atyre që nuk e kanë gjenin në fjalë. Vitin e kaluar, meshkujt që kanë dy kopje të këtij gjeni kanë pasur dy herë më shumë kriza martesore në krahasim me burrat që u mungon gjeni.

"Natyrisht, ka shumë arsye që një person të ketë një lidhje jashtëmartesore", thekson profesor Hasse Walum, autor i studimit, "por është hera e parë që një variant gjenetik i bashkëngjitet mënyrës //////që një mashkull lidhet pas një femre".

Studimet e bëra dy vite më parë në "St. Thomas Hospital" të Londrës, sugjerojnë se edhe tradhtia femërore ka një prejardhje gjenetike. Në bazë të rezultateve të disa sondazheve, tradhtia nuk rrotullohet vetëm rreth seksit. Aventurat e një nate përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël rreth kësaj kategorie. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për të kundërtën e një lidhjeje, që zgjat 1 ose 6 muaj (përkatësisht për femrat), apo për një kohë më të gjatë se një gjysmë viti (si për femrat, edhe për meshkujt). Ndër të intervistuarit, 2/3 e tyre kanë deklaruar që e çojnë përpara lidhjen me partnerin dhe me të dashurin njëkohësisht.

Sensi i fajit? Gjysma e të intervistuarve, qofshin meshkuj apo femra që tradhtojnë, ka thënë se ndihen në faj kundrejt gjysmës tjetër. Mes tyre, 85% e femrave dhe 79% meshkujve do të donin të qëndronin besnikë, por në praktikë nuk janë dhe besojnë në besnikërinë e partnerit, duke shpresuar se nuk do të kenë të njëjtin ndëshkim nga ana e tyre. Bindja që nuk janë një shok i mirë apo një shoqe e mirë ulet mes atyre që kanë tradhtuar në të shkuarën dhe kanë vendosur të bëjnë hapa mbrapa, të penduar. Tradhtia nuk është një motiv për fundin e një dashurie, pavarësisht dobësimit të kënaqësive dhe marrëdhënieve seksuale.

Dhe pikërisht në këtë pikë, sondazhi evidenton se si femra është më refleksive në mendimin e të kuptuarit të motiveve të këtyre veprimeve. E kundërta e saj është mashkulli, që duket shumë më i ngurtë: në kërkim të seksit dhe të autokonfirmimit, frenohet për të menduar vetëm vazhdimin e hapit të gabuar.

"Dëshira është e klonuar në gjenin human dhe për këtë nuk ka shërim. Ideale do të ishte të kthjelloheshin pështjellimet e dashurisë në fantazinë tonë", konfirmon studiuesi suedez. "Nuk mund të bëhet asgjë. Zgjidhja e vetme është të mos humbasësh asnjëherë nga vëmendja partnerin", ka komentuar një biolog.

Rreziku që një nga dy partnerët të shkojë të kërkojë një të dashur, shfaqet që në vitin e tretë të bashkëjetesës. Kur është vendosur më së miri lidhja bashkëshortore, më shumë se gjysma e partnerëve tradhtojnë në mënyrë shumë natyrale. 70% e meshkujve të tradhtuar merren me konkurrentin e tyre dhe vetëm 47% me partnerin.

Me shpikjen e ilaçit të ri, ndoshta tani gjithçka do të jetë ndryshe, veçanërisht për femrat, sepse më në fund do të kenë përkrah tyre një bashkëshort besnik, jo se kështu dëshiron ai, por sepse kanë vendosur shkencëtarët.

Gazeta: Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama