Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku një nënë 30-vjeçare i ka marrë jetën foshnjës së saj 2-muajshe.Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuturman të Librazhdit, në komunën qendër, ku 30-vjeçarja S.Lleshi ka mbytur beben e saj, dy muaj pasi e kishte sjellë në jetë.
Dyshohet se gruaja konfliktohej shpesh me të shoqin, për atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Sipas policisë, fillimisht gruaja deklaroi se foshnja ishte mbytur duke pirë gji, por më pas ajo pranoi autorësinë, duke pohuar se e kishte mbytur me duart e saj.