Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Amerikë, kur një 55-vjeçar amerikan është ndaluar nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Nuk do të kishte asgjë të pazakontë, nëse burri i dehur të kishte marrë për shokë udhëtimi një zebër dhe një papagall. Jerald Reiter, 55 vjeç, e kishte bërë zakon që të merrte kafshët në makinë për ti shëtitur. I pyetur nga policia, burri ka sqaruar se ishte nisur të shkonte për darkë dhe dëshironte që dy miqtë e tij ta shoqëronin. Burri është arrestuar nga policia dhe liruar pas disa orësh në sallën e gjyqit, ndërsa kafshët janë çuar në shtëpinë e Reiter, nën kujdesin e bashkëshortes së tij.