Burri mbyt gruan familjaret fshehin krimin

Burri mbyt gruan, familjaret fshehin krimin

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në kryeqytet. Sipas policisë rreth orës 01:00 pas mesnate burri ka vrarë gruan dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut të vjetër. Policia bën me dije se Fehim Brahaj 49-vjeç ka vrarë gjatë natës bashkëshorten e tij Radivije Brahaj 45-vjeçe me profesion mësuese, dhe më pas është dorëzuar në polici. Nga rezultatet e para mjeko-ligjore dyshohet se viktima është mbytur me këllëfin e jastëkut nga bashkëshorti i saj. Sipas ekspertizës bashkëshorti e ka lidhur më parë në qafë me këllëfin e jastëkut dhe më pas e ka shtrënguar deri sa gruaja ka gjetur vdekjen.

Ende nuk janë zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes, por dyshohet se konfliktet e mbartura prej kohësh mes çiftit të kenë çuar deri në krimin e sotëm. Çifti Brahaj ka tre fëmijë të moshave 21, 20 dhe 15 vjeç.

Ndërkohë familjarët e 49-vjeçarit Fehim Brahaj deklarojnë se viktima vuante nga probleme kardiake dhe se mund ti ketë pushuar zemra gjatë konfliktit me bashkëshortin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama