“Tani qe i mbusha 18 vjec – ka pranuar Khagendra, adhurues i vallezimit dhe karates - besoj se nuk do te kete me pengesa ne zyrtarizimin e rekordit tim. E me pas pres nje mal me propozime... Ndonese, endrra ime me e madhe ne te vertete eshte te kem nje grua, te gjate pak a shume sa mua, me te cilen dua te sjell ne jete te pakten kater femije”.
Ne lindje, nepalezi peshonte vetem 600 grame dhe menjehere familja mendoi se i sapolinduri kishte ardhur si nje mesazh per madhesine. E ema Dhana Maya, e rrefen keshtu ate moment: “Per vogelsine qe kishte, instikti i pare ishte turpi. E madje edhe mendova se kurre s’do ta kisha nxjerre jashte shtepise, por tani jam krenare per te dhe e pres me ankth komunikimin e shpalljes si njeriu me i vogel ne bote”.
Reuters