TIRANË, 27 Tetor / ATSH / - Pas premierës botërore të sukseshme dhe konkurimit në 12 janar 2015 në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit, premierës dhe konkurimit edhe në Amerikën e Veriut në "Tribeca Film Festival", pasi u vlerësua si filmi më i miri debatues në edicionin e 55-të Italian Golden Globes dhe pas njoftimin se iu shtua edhe listës në OSCAR 2016, për trofeun e filimit më të mire të huaj, "Burrnesha" tashmë mbërrin në kryeqytet.
Bashkëprodhim kulturor midis Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film Kosov? - Sabina Kodra), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), dhe Gjermanisë (Match Factory), do të shfaqet më së fundmi edhe në kinemtë e Tiranës në 29 tetor.
Imperial cinemas dhe Cineplex në Tiranë do të shfaqin premierën shqiptare të autorëve italianë Laura Bispuri dhe Francesca Manieri, i cili në regjinë e Laura Bispuri dhe intepretimin e Alba Rohrwacher, Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Ilire Celaj, Drenica Selimaj, sjell më së fundi në vendlindje historinë e Hana Dodës.
Financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian), dhe mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian), mbështetur mbi romanine Elvira Donës "Hana",
Sjell pikërisht historinë e protagonistes Hana Doda, dramën e një vajzë e vog?l, e cila braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo p?r gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.
Sinopsi
Hana Doda, ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.
Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili u jep grave mundësinë për të jetuar të lira, si burrat dhe për të pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme.
Për të gjithë Hana - Marku, bëhet një "virgjëreshë e betuar". Por diçka lëviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja e re, bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumë të ngushta tani. Marku vendos të bëjë udhëtimin që e kishte shtyrë për një kohë të gjatë.
Ajo lë tokën e saj dhe mbërrin në Itali, ku fillon një udhëtim të ri dhe delikat, kalimin e kufirit mes dy botëve të largëta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore. Dalëngadalë Marku zbulon trupin e saj përsëri.
Ajo përjeton një marramendje tërheqëse teksa prek një trup tjetër, një njeri të dashur që jeta ia kishte mohuar më parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe të ndaluar. Marku rizbulon Han?n, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë.
/k.m/ /a.g/