Drejtori Bush hartoi një memorandum të brendshëm mjaft të çuditshëm, duke kërkuar një kopje të një raporti në lidhje me një vizitë nga Xhek Rubi (vrasës i Li Harvej Osvaldit vrasësi i dyshuar i Kenedit) për liderin e menduar të mafies Santo Trafikante i Riu. Dy vjet pas largimit të Bushit nga drejtimi i CIA-s, Trafikante do të pranojë përpara panelit të Shtëpisë që ka marrë pjesë në një operacion të drejtuar nga CIA në 1960 për të vrarë Kastron. Gjithashtu, u besua nga disa se Trafikante kishte pasur rol në vrasjen e Kenedit. (Sem Xhankana, një tjetër figurë me interes për hetuesit e vrasjes së Kenedit, u vra në vitin 1975 nga një person i panjohur, pak para se të dëshmonte në lidhje me komplotin kundër Kastros.)
Në dëshminë e tij në “House Select Committee on Assassinations”, Trafikante do të thoshte se ai ishte rekrutuar për projektin e Kastros nga miku i tij gangsteri Xhon Roseli, i cili në vitin 1975 kishte dëshmuar para Komitetit të Kishës rreth përpjekjeve për të vrarë Kastron. Në prill të vitit 1976, ndërsa Popi ishte drejtor CIA-s, Roseli u thirr përsëri para Komitetit të Kishës, këtë herë për të dëshmuar për një komplot për të vrarë presidentin Kenedi.
Tre muaj më vonë, komiteti vendosi që të thërriste sërish Roselin për dëshmi të tjera. Por, nga koha kur u thirr, ai kishte qenë tashmë i zhdukur për disa ditë. Trupi i tij i dekompozuar u gjet më vonë brenda një fuçie çeliku karburanti 208-litërshe teksa pluskonte në Gjirin Damfaunding pranë Majamit. Atij i ishte zënë fryma dhe më pas ishte qëlluar dhe këmbët i ishin prerë. Në këtë sfond të interesave të reja mbi vrasjet në përgjithësi dhe veçanërisht në lidhjet e mundshme ndërmjet përpjekjeve për të zhdukur Kastron dhe vrasjes së JFK-së, rishfaqet Xhorxh de Mohrensçildt.
Në janar 1976, ai i shkroi Uilliam Oltmansit, një reporter televiziv i pavarur holandez, të cilin e kishte takuar tetë vjet më parë. Arsyet e Oltmansit për të ruajtur kontaktet me De Mohrensçildt kanë qenë pasojë e disa spekulimeve në media ndaj kolegëve të tij holandezë. Profili i tij herë duket më pak sesa ai i gazetarit holandez tipik me prirje të majtë dhe më shumë të sjell në mendje një agjent të Shërbimit të Fshehtë të SHBA-ve. Ish-kolegët e Oltmansit, që nuk jetojnë më, ma përshkruan atë si një figurë të ndërlikuar dhe misterioze.
Siç do të bëhet e qartë, Oltmansi ishte nganjëherë, në dukje, i vendosur për të zbuluar të vërtetën, dhe nganjëherë për të bërë të kundërtën. Ndodhte të ishte një agjent i lirë, duke ndjekur një kurs të veçantë, edhe pse ishte i pakënaqur me të. Por një gjë është e sigurt: ashtu si De Mohrensçildt ndihmoi Osvaldin të manovronte, në një masë më të vogël Oltmansi bëri të njëjtën gjë për De Mohrensçildtin. Oltmansi ishte bir i një familje të pasur me një histori në koloninë indoneziane. Si qytetar holandez, ai ishte diplomuar në të njëjtën klasë të Universitetit Yale si Ulliam F. Bakllej, dhe ishte një antikomunist i sertë.
Ndonëse ai nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me Dallasin, Oltmansi ishte tërhequr në qarqet konservatore të këtij qyteti menjëherë pas dorëheqjes së detyruar të Allen Dulles dhe në kohën që oficeri i CIA-s në Dallas J. Valton Mur filloi të fliste me Xhorxh de Mohrensçildt në lidhje me Li Harvej Osvaldin. Arsyeja e vizitës së Oltmansit në atë kohë ishte një ftesë për të dhënë hera-herës leksione për grupet e grave.
Ato ndihmëse femra luajtën një rol mbështetës të rëndësishëm në elitën e shumë politizuar dhe shumë konservatore të Dallasit, ashtu siç bëri edhe komuniteti i rusëve të bardhë, tregtari i pavarur i naftës, kontraktorët ushtarakë dhe oficerët e zbulimit. Emri i Oltmanit u shfaq në një program të folësve të ardhshëm në Klubin e Gruas të Dallasit, botuar në “Dallas Morning News” në tetor 1961. Folësi kryesues për atë sezon ishte Eduard Tomlinson me “Roving Latin American editor” për “Reader’s Digest”.
Ftesa e ardhshme e Oltmansit për të folur për zonjat e Dallasit duket të ketë qenë në janar 1964, menjëherë pas vrasjes së Kenedit. Në atë kohë, Oltmansi u takua në një aeroplan me mamanë e Li Harvej Osvald (një rastësi, siç tha ai). Ajo i përmendi atij dyshimet e saj për faktin se policia e Dallasit e kishte marrë në pyetje gjerë e gjatë për djalin e saj, por nuk kishte arritur të regjistronte detajet e rëndësishme biografike që u kishte siguruar ajo. Ajo i tha Oltmansit se ajo dyshonte për një komplot në punë.
Që nga ai çast, Oltmansi u përfshi në misterin e JFK-së. Ai intervistoi Xhorxh dhe Xhejn de Mohrensçildt në vitin 1968 dhe ’69 dhe mbeti në kontakt me ta në vitet që pasuan. Xhorxh de Mohrensçildti ndihej aq rehat me Oltmansin, saqë në fillim të 1976-s De Mohrensçildti i dërgoi disa faqe nga një dorëshkrim për jetën e tij, duke theksuar marrëdhëniet e tij me Osvaldin. Oltmansi redaktoi faqet jo të plota të shkrimit dhe ia ktheu sërish ato De Mohrensçildtit.
“Harresa” e kreut të CIA-s për reporterin e revistës “Digest”
Si mundet që kreu i Shërbimit të Fshehtë Amerikan “nuk mund ta kujtonte” rolin e mikut të tij në vrasjen e Kenedit dhe, siç duket, as nuk ishte interesuar ndonjëherë?! Dhe nëse ai nuk mund të mbante mend rolin e De Mohrensçhildit në vrasje, si mund ta mbante mend që ai kishte shkuar në Haiti?
Ndërkohë, të tjerë jashtë Uashingtonit gjithashtu ishin duke u interesuar gjithnjë e më shumë në rishqyrtimin e vrasjes së JFK-së. Një ishte “Reader’s Digest”, një revistë me tirazhin më të lartë në botë. Më pak të njohura janë lidhjet e saj për një kohë të gjatë me qeverinë, në veçanti marrëdhënia e ngushtë për historitë e paturpshme me J. Edgar Huverin dhe CIA-n. Një nga figurat më të fuqishme në bordin drejtues të “Digest Reader” ishte vëllai i Nelson Rokfelerit, Laurenci.
Ja sesi e shpjegonte revista interesin e saj për vrasjen – që do të kulmojë në vitin 1977, ditën që reporteri i saj Xhorxh de Mohrensçildt vdiq:
Për vite redaktori i menaxhimit të “Digest” Fulton Auersler, kishte qenë i hipnotizuar nga rrebeshi i raporteve rreth përfundimeve të Komisionit “Uorren”. Në fillim të vitit 1975, duke qenë se informacioni i freskët filloi të rrjedhë nga Komiteti i Operacioneve Studimore të Qeverisjes, i zgjedhur nga Senati, në lidhje me aktivitetet e Inteligjencës, dhe duke qenë se disa dokumente të caktuara filluan të vihen në dispozicion përmes Aktit të Lirisë së Informimit, interesi i Auersler u bë më i mprehtë.
“Si mund të jetë e mundur, – pyeti kolegët e tij, – që ka pasur një hetim të madh në vitin 1964, dhe që 11 vjet më vonë njerëzit janë duke sjellë ende informacion të ri?”
Auersler besonte se “Digest” duhej të përpiqej për një ekzaminim përfundimtar të vrasësit enigmatik. Sikurse u vu re më sipër, Auersler dukej më pak i interesuar në zbulimin e informacioneve të reja sesa në hetimin se përse këto informacione të reja vazhdonin të shfaqeshin. Një botues konservator në ekstrem dhe i besueshëm mund të ndërgjegjësohet për propagandën e Huverit, ndaj me sa duket Auersler mendoi se zgjidhja për botuesit e “Reader Digest” ishte sigurimi i përfundimit amerikan për fajin e Osvaldit.
Botuesit e “Digest” vendosën që do të ishte e këshillueshme të mbanin një të jashtëm që të shkruante librin, ndaj u lidhën me Eduard Xhei Epstein. Epstein kishte mbrojtur masterin me një temë bazuar në vrasjen e Kenedit, si dhe kishte shkruar një libër të titulluar “Inquest”, i cili ishte një kritikë relativisht e butë kundrejt hetimit të Komisionit “Uorren”.
Skepticizmi i Epsteinit mbi konkluzionet e komisionit në lidhje me Osvaldin, e bënë atë të dukej si një ekspert “i besueshëm”, por më vonë ai argumentoi të kundërtën se, Li Harvej Osvald e kishte qëlluar me të vërtetë Kenedin, për më tepër, e kishte kryer këtë akt si një agjent sovjetik. Ky ishte version i përrallës së thënë nga Xhejms Jezus Angleton, kreu i sigurisë së CIA-s, e që për shumë kohë u bë shpjegimi i parapëlqyer nga linja e vështirë “luftëtarët e ftohtë”.
Ajo që “Digest” do të përvetësojë nga Angleton nuk është dhe aq shumë për t’u habitur, sidomos kur mëson se interesat e revistës ishin deri në një farë shkalle të diktuara. Botuesit e revistës merrnin të dhënat nga “Xhemi” Xheimson, një zyrtar i CIA-s, që hamendësohej se ishte larguar nga agjencia dhe tani ndërvepronte me medien si “konsulent”.
Ai rregullonte intervista me të dezertuarit sovjetikë dhe shkruante pa emër artikuj për ta. Në këtë pikë, Xheimson po shkruante një libër pa u identifikuar për Juri Nosenkon, i cili kishte dezertuar nga Bashkimi Sovjetik përpara vrasjes së Kenedit.
Nosenko fillimisht kishte deklaruar që Osvaldi nuk kishte asnjë lidhje me Inteligjencën Sovjetike, por më pas kishte ndryshuar deklaratë. Xheimson u sugjeroi botuesve të “Digest” që të botonin një libër të ri rreth vrasjes së Kenedit – në të cilin pretendimet e reja të Nosenkos rreth Osvaldit si agjent sovjetik do të luanin një rol qendror.
Siç vërehet më sipër, në raportet e CIA-s, në fillim, Nosenko kishte këmbëngulur se KGB-ja nuk kishte asnjë lidhje me Osvaldin. Gjithçka mbeti e mbërthyer në atë histori, pavarësisht një periudhe jashtëzakonisht të gjatë dhe të ashpër gjatë marrjes në pyetje, kjo e urdhëruar nga Angelton.
Nosenko kishte këmbëngulur që sovjetikët e konsideronin Osvaldin si agjent të dyfishtë të CIA-s gjatë qëndrimit të tij në Bashkimin Sovjetik. KGB doli në përfundimin se Osvaldi nuk kishte asnjë lidhje me Sistemin Spiun Sovjetik.
Megjithatë, duke u cituar në mënyrë të fshehtë dhe pa përmendur burimin apo materialet e klasifikuara si sekrete, Epsteini deklaroi se vetë Nosenko ishte agjent i dyfishtë që kishte dezertuar nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të siguronte një histori mbulimi për Osvaldin, edhe ky vetë, përfundoi Epstein, një agjent i dyfishtë.
Problemi me teorinë e Epsteinit, të cilën e tregoi më vonë në shkrimet e tij, ishte se burimi i tij për të shumtën e deklarimeve ishte as më pak as më shumë por Angletoni, shefi i kundërspiunazhit i CIA-s prej një kohe të gjatë, i pushuar nga kjo detyrë nga drejtori Uilliam Kolbi.
Angeltoni u konsiderua si paranojak nga shumë njerëz në agjenci. Ai pa spiunë rusë ngado dhe kishte qenë besnik i patundur i Dulles. Epsteini kishte deklaruar se ai ishte i gatshëm të merrte përsipër projektin e librit të ri të vrasjes së Kenedit. Nuk e tha arsyen, dhe nuk iu përgjigjej telefonatave të mia apo mesazheve në postën elektronike ku i kërkoja më shumë informacion.
Por pasi kishte heshtur pas kërkesës së Aurseller, ai punoi me shpejtësi. Ai arriti të publikojë “Legjenda: bota sekrete e Li Harvej Osvald” në 1978, duke mundur Komitetin e Zgjedhur të Shtëpisë mbi Vrasjet (HSCA) dhe ndoshta pjesërisht ndikoi në konkluzionet e tij.
Me ndihmën e dy prej stafit të “Reader’s Digest” Epstein arriti të kontaktonte me çdo dëshmitar përpara hetuesve të Shtëpisë. Midis tyre ishte edhe shoku i anijes së Osvaldit, gjatë lundrimit të tij të parë në Rusi, që, rastësisht, ishte nga vendlindja e Bushit, Midland, Teksas.
Shoku i dhomës, Billi Xho Lord, sapo i kishte dërguar një letër presidentit Xhimi Karter, duke pohuar se kishte patur një konspiracion që përfshinte CIA-n dhe FBI-në. Lordi, më vonë, do t’i ankohej FBI-së se skuadra e Epsteinit u përpoq që ta frikësonte për të bashkëpunuar. Ai tha se investiguesit e “Digest” kishin kërkuar të ushtronin presion, duke përfshirë edhe Bushin, madje edhe Xhimi Allisonin, lejnantin politik të Popit, që atëherë sapo ishte kthyer nga Midlandi. Allison ishte botuesi i së përditshmes lokale, ku Lordi kishte punuar.
Për pothuajse një vit, Epsteini udhëtoi në botë me një qasje të pazakontë nga zyrtarët më të lartë të CIA-s. Ai, madje, qëndroi edhe si mysafir te ish-drejtori i CIA-s e më pas ambasador në Teheran, Riçard Helms. Gjithashtu, foli me Angletonin në shtëpinë e tij në MekLin, Virxhinia, dhe pa orkidenë e tij të famshme. Më 22 prill 1976, sipas Epsteinit, ai zhvilloi një intervistë të shkurtër me Xhorxh de Mohrensçildt, edhe pse ky nuk u tregua shumë i gatshëm.
Ndërkohë mbështetja vazhdoi të ngjitej në Kongres, për një hetim special mbi vrasjet – një listë e cila tani nuk përfshinte vetëm Xhon F. Kenedin por edhe Robert F. Kenedin, Martin Luter Kingun dhe Malkom X. Në 17 shtator 1976, pas muajsh me debate të nxehta, Shtëpia votoi që të hapte një hetim të ri. Komiteti i Zgjedhur nga Shtëpia për Vrasjet shumë shpejt kishte një staf prej 170 avokatësh, hetuesish dhe kërkuesish.
Sapo HSCA u bë realitet, lutja urgjente e Xhorxh de Mohrensçildt mbërriti në Zyrat Qendrore të CIA-s. Mesazhi zyrtar i shkruar dukej sikur ishte ndërprerë nga një anëtar i stafit të tij, i cili shkarazi kishte shkruar: “Z. Bush, a e njihni këtë individ?” e ndjekur nga kutitë me shënimet “po” dhe “jo”. Bushi kishte shënuar në kutinë “po”. Tek pjesa e “Vërejtjes” punonjësi shkroi:
“Do ta nisja këtë letër për inspektim te DCI-ja, por meqenëse shkruan I dashur Xhorxh dhe është nga Teksasi, mendova se duhet t’jua jepja juve, duke menduar se është një miku i drejtorit.” Vetë Bushi shtypi një memorandum të brendshëm, i cili u shfaq në direktorinë e drejtorit.
E njoh këtë De Mohrensçildt.
E kam takuar për herë të parë në fillim të viteve ’40. Ai ishte xhaxhai një shokut tim të dhomës në Andover.
Më pas ai u shfaq në Dallas (në vitet ’50 ndoshta).
Ai është përfshirë në disa marrëdhënie të diskutueshme në Haiti.
Pastaj u shfaq kur Osvaldi qëlloi të bëhej i rëndësishëm. Ai e njihte Osvaldin përpara vrasjes së presidentit Kenedi.
Nuk më kujtohet të ketë pasur ndonjë rol në gjithë këtë.
Gjatë një periudhe kohe ai kishte dhe shpenzoi shumë para. Nuk kam dëgjuar prej tij prej shumë vitesh, deri sa erdhi letra bashkangjitur.
GB 9-17
Memorandumi i Bushit doli se ishte një rast studimi fsheharak dhe i errët: “një spycraf” i pasmë dhe i pastër – i mbuluar nga një burokrat i përkryer i zbulimit. Si mundet që kreu i Shërbimit të Fshehtë Amerikan “nuk mund ta kujtonte” rolin e mikut të tij në vrasjen e Kenedit dhe, siç duket, as nuk ishte interesuar ndonjëherë?!
Dhe nëse ai nuk mund të mbante mend rolin e De Mohrensçhildit në vrasje, si mund ta mbante mend që ai kishte shkuar në Haiti? Dhe pse duhej të mbante mend një gjë të tillë si “marrëveshjet e diskutueshme të De Mohrensçildtit në Haiti” kur ai nuk mund të mbante mend me siguri marrëdhënien e tij të diskutueshme me Osvaldin? Do të ishte argëtuese paçka që subjekti nuk ishte me të vërtetë kaq serioz.
Popi nuk ishte më i sinqertë në pohimet e tij, se ai nuk kishte dëgjuar për De Mohrensçildtin “prej vitesh” Në fakt, ata të dy duket se kanë mbajtur kontakte jo të rregullta. Në vitin 1971, si ambasador i Kombeve të Bashkuara, Popi Bush i shkroi
Departamentit të Shtetit në emër të De Mohrensçildtit, i cili pretendonte të kishte mosmarrëveshje me qeverinë haitiane. (Një burokrat iu përgjigj Bushit se çështja ishte, në thelb, private dhe se do të ishte e papërshtatshme për Departamentin e Shtetit që të ndërmjetësonte.)
Dhe më së fundmi në 1973, kur Bushi kryesoi Partinë Republikane, De Mohrensçildti i kishte dërguar një shënim të përzemërt, duke theksuar se ai tanimë jepte mësim në një kolegj të vogël privat dhe nxiste mbështetjen federale për shkolla të tilla.
“Dhe ne do të votojmë për ju kur të kandidoni për President”, – kishte përfunduar ai. “Miku juaj i vjetër G. De Mohrensçildt.
Nga njëri Xhorxh tek tjetri
Nga vjeshta e vitit 1976, kur shënimi i tij kaloi përmes zyrtarëve të CIA-s, De Mohrensçildt nuk ishte më optimist. Në fakt, siç e zbulon dhe përmbajtja, ai ishte i tmerruar:
Dallas, 5 shtator
I dashur Xhorxh,
Të më falni për këtë letër të shkruar me dorë. Ndoshta do të jeni në gjendje që të gjeni një zgjidhje për situatën e pashpresë në të cilën e gjej veten. Unë dhe gruaja ime jemi të rrethuar nga disa spiunë, telefonat tanë përgjohen dhe po na ndjekin ngado. Ose FBI-ja është përfshirë në këtë, ose ata nuk duan të pranojnë ankesat e mia. Po çmendemi nga kjo situatë. Kam filluar të sillem si i marrë që pas vdekjes së vajzës sime Nadia nga fibroza cistike, tre vjet më parë. Jam munduar të shkruaj në mënyrë të trashë dhe pa sukses për Li H. Osvald dhe ndoshta mund të kem zemëruar shumë njerëz – nuk e di. Por për të ndëshkuar një burrë plak sikurse jam unë dhe gruan time shumë të sëmurë, është me të vërtetë shumë. A mund të bëni diçka që të na hiqni rrjetën rreth nesh? Kjo do të jetë kërkesa ime e fundit për ndihmë dhe nuk do t’ju mërzit më.
Paçi fat në punën tuaj të rëndësishme.
Sinqerisht,
G. de Mohrensçildt
Rruga “Kings Road” numër 2737, Apartamenti 142
Telefon 521-1309 (a/c 214) Dallas 75219
Kjo ishte një letër interesante për shumë arsye. Për shembull, çfarë po mendonte De Mohrensçildt, kur tha se, “duhet të ketë zemëruar shumë njerëz”, duke u përpjekur të shkruajë për Osvaldin? Përpjekjet e tij për të shkruar nuk janë botuar apo përmendur ndonjëherë. I vetmi person që, patjetër, ishte në dijeni për “shkrimet” e De Mohrensçildtit ishte holandezi Villem Oltmans. De Mohrensçildt i referohej qartë një rrethi të kufizuar të njerëzve që ishin në dijeni në lidhje me aktivitetet e tij e që ishin të përfshirë.
Por të gjithëve në selinë e CIA-s që e panë shënimin përpara se të mbërrinte te drejtori, iu duk shqetësues – kjo shpjegon edhe arsyet për ta kaluar nga kontrolli.
Por për ndonjë që e njihte mirë sagën, gjëra të tjera dolën në sipërfaqe. De Mohrensçildti e pa qartazi Xhorxh H. W. Bushin si dikë që mund t’i besonte dhe që kishte fuqinë të bënte diçka për problemin e tij. Ai linte të kuptohej se ndoshta Bushi mund të ishte në dijeni të situatës dhe bazën e ngacmimeve.
Ndihet sikur ai po i thotë Bushit: “Ne të dy e dimë se çfarë po ndodh këtu, ndaj, të lutem, urdhëro ndalimin e saj.” Ekziston edhe një ide mbi vetëprotestën që mund të ketë pasoja negative, nëse do të bëhej publike: “Të ndëshkosh një burrë të vjetër siç jam unë…”
Ne vijim
Mandati një vjeçar i Bushit në krye të agjencisë së spiunazhit, kur presidenti Xherald Ford, u mund nga demokrati Xhimi Karter Punësimi me një rrogë prej 75 mijë dollarësh në vit si konsulent në “First International Banksheërs of Dallas”, e cila ishte banka më e madhe e Teksasit dhe planet për rikthim