TIRANË, 18 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka pritur në një takim Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Philip Hammond, e me pas dolen ne nje konferencë të përbashkët për shtyp.
Ministri i Jashtëm, Bushati në fjalën e tij u shpreh se në fokus të diskutimeve ishte integrimi i Shqipërisë në BE, prioritetet dhe reformat si, ajo në drejtësi, situata në rajon dhe siguria globale marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Paris.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond, tha se "Për mua është kënaqësi të jem në Shqipëri dhe i jam shumë mirënjohes kryeministri Edi Rama dhe ministrit Bushati që më mirëpritën dhe gjetën kohë për të diskutuar këto vendime të rendësishme. Unë ndodhem këtu për të vizituar një partner të rëndësishëm të NATO-s, që ka treguar vendosmëri në mbështetje të alancës përsa i përket sigurisë kudo në botë. Është shumë e rëndësishme që vendet aleate të NATO-s të tregojnë solidaritet, po të kemi parasysh dhe ngjarjet e fundjavës në Paris. Mbreteria e Bashkuar e mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe kemi mbështetur programin e zgjerimit të BE-së e do të mbështesim pranimin e anetareve të rinj".
Po ashtu, Hammond tha se "Shohim një përkushtim në zbatimin e reformave të vështira, por reforma që janë me rëndësi kritike për procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE. Pjesa më e rëndësishme e kësaj pakete reformash është reforma në drejtësi dhe ne presim të shohim këtë program që të nxjerrë rezultate në formën e ndjekjes penale të sukseshme kundër zyrtarëve të nivelit të lartë përsa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është krimi i organizuar që e pengon potencialin për rritje ekonomike dhe zhvillimin ekonomik të shoqërisë së vendit, prandaj dhe duhet dhenë një goditje korrupsionit dhe krimit të organizuar që në fillim, në mënyre që të krijojme një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Shteti ligjor dhe reformat ekonomike janë kyçi për krijimin e një mjedisi ku bizneset mud të lulëzojnë dhe ku mund të nxiten investimet e huaja. Dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për bashkëpunimin shumë të mirë me të gjithë ministrat dhe një bashkëpunim të fortë të marreveshjes dypalshe që kemi kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndve narkotike dhe në fusha të tjera. Shpresoj të kalojmë nga një sukses në tjetrin në këtë bashkëpunim dypalësh".
"Pata rastin që ta falenderoj kryeministri Edi Rama për rolin pozitiv që luan Shqipëria në rajon. Bëhet fjalë për një rajon të vështirë, ku ka shumë tensione historike dhe duhet menaxhuar dhe unë ndihem shumë mirënjohes përpjekjeve të kryeministrit Rama për forcimin e bashkëpunimit me Serbinë dhe për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ne e konsiderojme se është thellbësor për të patur stabilitet dhe prosperitet në të ardhmen. Shqipëria është një aleat i ngushtë i NATO-s dhe i Mbretësisë së Bashkuar, ne këmi të përbashkët perspektivën euroatlantike, punojmë së bashku me sfidat që përballemi, përfishirë dhe temën e ditës që është lufta kundër terrorizmit dhe shpresoj ta intensifikojmë këtë bashkëpunim dhe të punojmë së bashku, pasi Shqipëria është aleat i vendosur i NATO-së dhe shpreh falenderimet për këtë bashhkëpunim të ngushtë ushtarak përfshirë dhe stërvitjet e përbashketa dhe ne e vlerësojmë këtë bashkëpunim dhe të dyja vendët kanë përfituar dhe të vazhdojmë të ndërtojmë marredhenie me të ngushta me ne dhe SHBA. Dua të theksoj edhe një herë mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për programin e reformave që ka Shqipëria për rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian". /a.ke/