Bushati Energjia sfida me e ngutshme per BE­ dhe vendet e saj kandidate

Takimi per Energjine Foto Flor Abazaj (1).-Takimi 13-të i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë në Tiranë-

TIRANE, 15 Tetor /ATSH/-Takimi 13-të i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë i kryesuar nga Shqipëria, çeli punimet të enjten mbasdite në Tiranë, me nismëne e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

Nën logon "Zhvillimi i një Koncepti të Fortë Energjie për Evropën", ky takim ndër më të rëndësishmit për sektorin energjitik ka mbledhur bashkë në kryeqytetin shqiptarë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Janez Kopac, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Mario Giro, Zv. Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, Donald Lu Ambasador i SHBA-së në Shqipëri, Valentin Poriazov, Zv. Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë si dhe shumë ekspertë e akademikë vendas dhe të huaj nga institucionet e linjës.

Ministri Bushati në fjalën e hapjes u shpreh se energjia mbetet një nga sfidat më të ngutshme si për BE­ në, ashtu edhe për vendet e saj kandidate siç aspiron dhe Shqipëria . "Siguria energjetike është kthyer në një nga parametrat më të rëndësishëm gjeopolitikë pëer Bashkimin Evropian"-tha ministri Bushati.Takimi per Energjine Foto Flor Abazaj (3).

Sipas tij, "përpjekjet për ta përmirësuar infrastrukturën dhe diversifikuar sistemit energjitik, tregon se ka ardhur koha për të kuptuar rëndësinë e energjisë në zhvillimin e mbare botës".

"Shqipëria e konsideron sektorin energjitik si faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të mbarë rajonit . Në këto kushte po bëhen përpjekje për ta përmirësuar këtë sektor drejt sfidave të zhvillimit", u shpreh Ministri Bushati ndërsa theksoi se, Projekti i gazsjellësit TAP vlerësohet si projekti që do të fusë Shqipërinë në rrugën e shfrytëzimit efiçent të energjisë, ndërsa do të ketë të gjitha atributet për tu bërë projekt i suksesshëm për politikat e gazifikimit evropian"-tha ai.

Kreu i Diplomacisë parashtroi se qeveria ka nje sere projektesh per gazifikimin e vendit.

Gjiknuri: Korridori i Jugut shembull konkret diversifikimi

Takimi per Energjine Foto Flor Abazaj (2).Gjatë fjalës së tij, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri e vuri theksin tek diversifikimi i burimeve të energjisë.

Ai shtoi se Shqipëria po shkon në këtë rrugë, ndërsa si një vend i vogël po ndërvepron edhe me vende të tjera të rajonit.

Gjiknuri propozoi "integrimin e tregjeve të vendeve të rajonit. Sipas tij "për të ecur përpara duhet të ndërlidhemi me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojmë me vendet fqinjë".

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama