Bushati Kriza e refugjateve e ndare nga procesi i anetaresimit te vendeve te Ballkanit Perendimor

Ministri Bushati merr pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme në formatin Vishegrad dhe (2)Tiranë 13 Nëntor /ATSH/ -Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit (Çeki, Hungari, Poloni, Sllovaki) dhe atyre të Ballkanit perëndimor, që u zhvillua sot në Pragë.

Zyra për shtyp e ministrisë së Jashtme, informon se krahas bisedimeve për mekanizmat e përforcimit të bashkëpunimit rajonal, në kuadër të procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, patën një rendësi të veçantë dhe diskutimet mbi rezultatet e raporteve të Komisionit Evropian për vendet e rajonit.Ministri Bushati merr pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme në formatin Vishegrad dhe (3)

Gjatë bisedimeve Ministri Bushati theksoi se "kriza e refugjatëve nuk duhet të përbëjë kurrsesi pengesë dhe duhet parë e ndarë nga procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor."

"Kriza aktuale ka treguar ndërvarësinë midis vendeve anëtare dhe atyre kandidate çka e bën të nevojshme qasjen gjeostrategjike të BE-së kundrejt këtij fenomeni", u shpreh ministri Bushati.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet e Vishegradit shprehen gatishmërinë për të asistuar me hapa teknike dhe financiare ngritjen e një rrjeti efektiv koordinatoresh, për të siguruar një bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër trafikimit dhe kontrabandës.

Ministri Bushati merr pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme në formatin Vishegrad dhe (1)Gjatë qëndrimit në Çeki ministri Bushati mori pjesë edhe në Samitin Evropian të Pragës, qëllimi i të cilit është të stimulojë debatin mes politikëbërësve të nivelit të lartë dhe opinionbërësve nga e gjithë Evropa për çështje që shqetësojnë sot Bashkimin Evropian./b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama