TIRANË, 6 Gusht /ATSH- I. Vata/ -Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka shprehur solidarizimin dhe përkrahjen në mënyrë vellazërore me të prekurit nga tragjedia e Tetovës dhe konfirmon se u miratua fondi prej 50.000 euro në ndihmë të situatës emergjente.
Ministri i Jashtëm, Bushati, e bëri të ditur miratimin e fondit të ndihmës në statusin e tij Facebook, ku shprehet: "Solidarizim dhe përkrahje vëllazërore për Tetovën. Sot miratuam fondin prej 50.000 euro në ndihmë të përballimit të situatës emergjente në ?#?Tetovë".
Ministri Bushati, dy ditë më pare shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga vërshimet e shirave në Tetovë. "Me mendje dhe zemër pranë tyre në këto momente të vështira", është shprehur Bushati. /a.ke/