Buxheti Zallherr -Veliaj Qytetin do ta bejme bashke Tiranen e konsiderojme vendimmarrje

VeliajTIRANË, 18 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron se qytetin do ta bëjmë bashkë dhe nuk e shohim si një sport një herë në katër vjet, por si një vendimmarrje duke marrë pjesë në buxhetin e bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, në kuadër të konsultimit të buxhetit me qytetaret, është përqëndruar sot në njesinë administrative Nr. 1 në Tiranë e pikërishtë në Zallherr.

"Buxheti Zallherr dhe Njësia 1 Qytetin e bëjmë bashkë! Ne në Tiranë nuk e konceptojmë demokracinë si një sport 1 herë në 4 vjet, por si një vendimmarrje konstante! ?#?BuxhetiMePjesemarrje", shkruan Veliaj në postimin e tij në statusin social Facebook.

Më heret, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka shkruar në faqen e tij Facebook:"Çlirojmë Kombinatin nga terri, rikthejmë ndriçimin në Nj. 6. Po punojmë 24/7 dhe në ditë festash e fundjavë që të rikuperojmë shërbimet në Tiranë! Faleminderit për durimin dhe mbështetjen! ?#?TiranaNePune". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama