Ndihesh e dominuar
Po kalon një moment në të cilin ti ndihesh vërtet e poshtëruar.
- Po e lëshon veten pak nga pak.
Këshillë: Rindiz zjarrin që ndodhet brenda teje.
- Humbet besimin në veten tënde.
Këshillë: Mëso të nxjerrësh në pah aftësitë e tua të fshehura.
- Je gjithmonë e nxehur edhe pse pa shkak.
Këshillë: Përdor disa arsyetime që ndryshojnë argumentin.
Je e nxehur
Po jeton një situatë e cila të bën të nxehesh dhe të jesh shumë e palumtur.
-Të shpërfillin dhe të lënë në një vend të harruar.
Këshillë: Mos hezito të shprehesh, është më mirë që të evitosh mosvëmendjen.
- Nismëtare në çdo diskutim të nxehtë.
Këshillë: Mos u sorollat përqark problemit, hyr direkt në temën që të intereson.
-Mimika jote shpreh qartë që ti nuk je e qetë.
Këshillë: Prano faktin që je e mërzitur dhe gjej një mënyrë për të zgjidhur problemin më një buzëqeshje në fytyrë.
Ndihesh e nënvlerësuar
Ke përshtypjen që nuk të shohin me sy të mirë, të evitojnë.
-Veçohesh dhe rri e vetmuar.
Këshillë: Bëhu me e shoqërueshme dhe më kurioze ndaj të tjerëve dhe rindërto një dialog me ta.
- Shpesh je e trishtuar dhe pak e stresuar.
Këshillë: Dil më shpesh me miket e tua, kujdesu më shumë për aspektin tënd fizik dhe veshjen tënde. Bëje në mënyrë që të ndihesh sa më mirë.
- Je xheloze për të tjerët.
Këshillë: Rigjej mënyrat e kënaqësisë, vëri në jetë dhe buzëqesh më shumë.
Ndihesh e dekurajuar
Situata që po kalon të bën të humbësh kurajon. Reagimet e tua:
-Reagon në mënyrë automatike, pa krijimtari.
Këshillë: Rigjej një dozë, sado të vogël fantazie edhe në gjërat më të vogla, mbi të gjitha për veten tënde.
-Je gjithmonë me vonesë dhe pa energji në gjërat që bën.
Këshillë: Mendo seriozisht për të ndryshuar sjelljen tënde ose të paktën një pjesë të saj.
-Humori yt është i vakët dhe pa entuziazëm.
Këshillë: Kërko interesa të reja dhe zbulo kënaqësitë e jetës.
Ndihesh e pakuptuar
Ke ndjesinë që je e lënë pas dore dhe pak e vlerësuar.
-Je nervoze dhe fuqitë e tua kanë shteruar.
Këshillë: Gjej ato mënyra që të japin më shumë fuqi, disa herë vetëm fjalët nuk mjaftojnë.
-Mbyllesh në vetvete.
Këshillë: Kërko një aleat që të të mbështetë dhe transmeto mesazhet nëpërmjet tij.
-Të vjen keq për ç\'ka ndodhi, por...
Këshillë: Shprehe haptazi keqardhjen tënde dhe kërko ndihmën e të tjerëve për zgjidhjen e situatës.
Ndihesh joluftëtare Nuk arrin të mbash gjërat që ti dëshiron dhe kjo të irriton.
-Bën kokëfortën, është më e fortë se ty.
Këshillë: Mendo që do të vijë dhe dita jote, ajo që ti dëshiron, shumë shpejt do të jetë e jotja.
-Hakmarrja të shtyn të kryesh idiotësira dhe të bësh gabime.
Këshillë: Mëso të falësh dhe të zhvillosh kualitetet e tua, gjithçka do të zhvillohet në favorin tënd.
-Mendon gjithmonë të përplasësh dyert ose të bësh gjëra të këtij lloji.
Këshillë: Analizoje mirë situatën para se të marrësh një vendim të gabuar.
Ndihesh e shfrytëzuar
Po kalon një situatë që të bën të ndihesh e shfrytëzuar dhe nuk po merr asnjë përfitim.
-Heq dorë nga gjithçka pa marrë parasysh se ç\'mund të humbasësh.
Këshillë: Mëso të thuash " jo". Mos ke frikë të shfaqësh këndvështrimin tënd.
-Bëhesh agresive dhe për këtë të vjen keq...
Këshillë: Fol hapur për problemin që të shqetëson, në të kundërt bashkëbiseduesi yt nuk do të jetë në gjendje të të kuptojë.
-Rebelohesh, por përsëri nuk tërheq vëmendjen.
Këshillë: Analizoje mirë situatën dhe përballoje problemin me një mënyrë këndvështrimi më logjike.
Tani mund të dhurosh një buzëqeshje për çdo rast të mundshëm.