Buzeqeshja e Bebit ‘droga’ natyrale per mamate

Buzëqeshja e Bebit, ‘droga’ natyrale për mamatë
Zbulimi mund të ndihmojë shkencëtarët për të shpjeguar më mirë lidhjen mama-bebe për të kuptuar përse ndonjëherë gjërat shkojnë keq.
Lidhja nënë-fëmijë është thelbësore për zhvillimin e fëmijës- kujton Lane Strathearn, docent i pediatrisë në ‘Baylor College of Medicine’ në  Texas Children’s Hospital. Sipas tij, për disa arsye misterioze ndonjëherë kjo lidhje nuk zhvillohet normalisht.

Rezultati? Ka rrezik lënie pas dore, braktisje dhe abuzim me të vegjëlit, me efekte shkatërruese për zhvillimin e një fëmije.

Për të hetuar mbi origjinën e kësaj lidhjeje të veçantë, skuadra USA ka pyetur 28 nëna që sapo kanë lindur, me të vegjël 5-10 muajsh që të shohin fotot e fëmijëve të tyre dhe të të huajve, ndërkohë që ishin nën mbikëqyrjen e një rezonance magnetike. Një sistem që lejon të zbulohen pjesët e trurit që gjatë kësaj kohe furnizohen më shumë me gjak.

Në disa foto fëmijët buzëqeshnin dhe ishin të lumtur, në të tjera ishin të trishtuar, ndërsa në një pjesë ishin me një shprehje fytyre neutrale.

Kërkuesit zbuluan se kur gratë shohin fytyrat e fëmijëve në pjesët e tyre të trurit ndizeshin disa zona thelbësore.

Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për zonën e lidhur me dopaminën, hormonin e mirëqenies. «Me një fjalë, të shohësh fytyrën e fëmijës është një lloj ngacmimi natyral për mamatë”- thotë kërkuesit.

Forca e reagimit, varet nga shprehja e fytyrës së fëmijës. “Efekti më i fortë në trurin matern regjistrohej në rastin e bebeve të qeshur”- thonë kërkuesit.

Ndërkohë që kishte një efekt me të vogël në rastin e fëmijëve të trishtuar, ose atyre që ishin të qetë.
Edhe në këtë rast u pa një diference e vogël në reagimin e trurit matern, lidhur me pamjet e trishtuar të fytyrës së fëmijës së vet, në krahasim me atë të një të panjohuri.

Në përgjithësi, duket se mamatë reagojnë në mënyrë më intensive ndaj gjakut të tyre. “Të kuptosh se si një mama i përgjigjet të sapolindur të saj kur qesh ose kur qan, mund të jetë hapi i parë në shpjegimin e bazës në lidhjen nënë-fëmijë”

Bruna Prifti ; Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama