Bylis-Tirana përballen sot mes tyre, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Pas fitores së Flamurtarit, sot ballshiotët janë të dëtyruar të fitojnë nëse nuk duan të mbëten mbrapa me pikë dhe të jenë më të rrezikuar për të rënë nga Kategoria.
Edhe Tirana nga ana tjetër ka si detyrim fitoren sidomos pas barazimit të djeshëm mes Teutën dhe Kukësit. Bardheblutë kanë shansin të afrohen ndjeshëm me vendin e tretë dhe të kalojnë Teutën në rënditje. Pritet një takim dhe ndezur dhe me mjaft i luftuar.
Bylisi - Tirana ora 16:00
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Alla, Bilali, Peposhi, Muskaj, Gava, Tairi, Hoxhaj, Varea, Izuçuku Trajner: Adnand Zilxhoviç
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Muça, Teqja, Hoxhallari, Vucaj, Karabeci, Malaj, Muzaka ? (Peçi), Fukui, El. Bakaj Trajner: Ilir Daja