Bylisi kunder shifrave do fitore me Tiranen

Bylisi kundër shifrave, do fitore me Tiranën

Në Ballsh janë të mobilizuar për të marrë tri pikët përballë Tiranës. Ata kanë bindjen se bardheblutë janë një kundërshtar i kalueshëm, ndaj në fushë do të zbresin vetëm për të marrë maksimumin. BylisiiiFitorja është synimi i vetëm i të besuarve të Zildzoviç, pasi vetëm kështu do të shpresonin për një vend në Kupat e Europës.

Mirëpo, përpos dëshirës që kanë ballshiotët për të dalë me tri pikë, historia e këtij sezoni tregon se kjo skuadër s'ka vazhdimësi. Sa herë që Bylisi fiton, nuk ia del të marrë tri pikët në ndeshjen pasardhëse. Të paktën kështu ka ndodhur deri më tani, por në Ballsh besojnë se edhe këto statistika janë bërë për t'u thyer dhe ato këtë do ta tentojnë që në ndeshjen e nesërme.

Drejtuesit kanë kërkuar nga trajneri dhe skuadra që të hyjnë në fushë vetëm për të fituar dhe presioni në këtë kamp është rritur ndjeshëm, pasi pak e nga pak kampionatit po i vjen fundi dhe janë të ndaluara rezultatet negative në shtëpinë e tyre. Gjatë gjithë javës skuadra ka vijuar maksimalisht përgatitjet vetëm në kuadër të kësaj ndeshjeje dhe, nëse bëhen hapa falsë, nuk përjashtohen edhe masat penalizuese nga ana e drejtuesve. Momentalisht Bylisi është në vendin e parafundit në kuotën e 24 pikëve, një më pak se Flamurtari.

Ekipi fitues nuk ndryshon dhe, me shumë mundësi, boshnjaku në krye të pankinës mallakastriote do të hedhë në fushë të njëjtin formacion si në Pukë, me ndonjë ndryshim të vogël. Gjithsesi, sot do të zgjidhen edhe dilemat e Zildzoviçit për sa u përket futbollistëve që do t'u besohet një fanellë titullari ndaj bardhebluve të kryeqytetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama