C’do ndodhte nese Hitleri dhe Musolini do te fitonin luften.

C’do ndodhte nese Hitleri dhe Musolini do te fitonin luften.
Nëse Lufta I Botërore apo ajo e dyta do të kishin përfunduar ndryshe, atëherë gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Kufijtë nuk do të ishin këto që janë, vendet me influencë, nuk do ishin këto që janë dhe bota do të funksiononte ndryshe. Çfarë do të kishte ndodhur nëse Gjermania do të kishte fituar Luftën I Botërore? Objektivi kryesor i Gjermanisë ishte të bëhej fuqia kryesore ushtarake dhe politike në Evropë. Nëse Gjermania do të kishte fituar luftën, Kaiser Wilhelm II do të kishte aneksuar pjesë të Belgjikës, duke përfshirë këtu rajonet bregdetare dhe do ta kishte bërë pjesën e mbetur një shtet-klient. Gjermanët synonin të krijonin një perandori polake, të varur nga Gjermania, e cila do të funksiononte si zbutëse ndaj agresionit të mundshëm rus në të ardhmen.

Gjermanët, gjithashtu donin të aneksonin seksionet industriale dhe minerare të veriut të Francës, Ukrainës dhe provincave baltike, si dhe linjën bregdetare të Detit të Zi të Rumanisë. Në mënyrë që të bëheshin një fuqi botërore detare dhe koloniale, Gjermania do të kishte pushtuar dhe Kongon belge (Zaireja moderne) dhe ishujt Azore, Senegalin, Tahitin nga Belgjika, Portugalia dhe Franca. Po nëse Gjermania do të kishte fituar Luftën II Botërore? Adolf Hitler planifikonte të krijonte një Rend të Ri, një Evropë të bashkuar që udhëhequr nga nazistët. Në Bashkimin Evropian, nazistët supozohej të shkatërronin qytetet kryesore dhe të reduktonin popullsinë, në mënyrë të tillë që Rusia të bëhej e nën-populluar, një komb tërësisht bujqësor që mund të kolonizohej nga popullsia e tepërt e Gjermanisë. Britania e Madhe do të pushtohej dhe udhëhiqej dhe sundohej nga S.S. Col.

Franz Six, lëvizja e parë e të cilit do të ishte arrestimi i 2300 figurave politike, fetare dhe liderëve intelektualë, duke filluar me Ëinston Churchill. Më pas, të gjithë meshkujt e moshës 17-45 vjeç do të transferoheshin në Evropën kontinentale për të punuar në industrinë gjermane. Hitleri, gjithashtu bëri plane për të pushtuar dhe SHBA-në dhe Kanadanë në bregu atlantik. Nëse Austro-Hungaria do të kishte fituar Luftën I Botërore do kishte një formë tjetër të shteteve ballkanike. Gjatë luftës, qëllimi kryesor i perandorisë Austro-Hungareze ishte që të vazhdonte të ekzistonte.

Një vend poliglot që përfshinte kombe moderne, si Çekosllovakia, Hungaria dhe Austria, si dhe pjesë të Polonisë, Jugosllavisë, Rumanisë dhe Italisë, Austro-Hungaria kishte në plan të aneksonte kombe ballkanase si Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe pjesë të Italisë dhe Rumanisë, nëse Fuqite Qendrore do të kishin fituar. Duke lejuar Gjermaninë të priste disa prej seksioneve më të mëdha në Rusi, do të kishte penguar kërcënimin e influencës ruse në Ballkan, i cili më pas do të dominohej nga Austro-Hungaria, që nga Greqia e deri në veri të Polonisë. Në vend që të bëhej një komb i vetëm, ky territor u copëzua në tetë vende të ndryshme nga Traktati i Saint-Germain, në vitin 1919. Po nëse Napoleoni do t’i kishte fituar gjithë luftërat dhe do kishte arritur të përmbushte synimet e tij?

Nëse Franca do të kishte pushtuar Britaninë e Madhe dhe Rusinë, Napoleon Bonaparti do të kishte udhëhequr Evropën, nëpërmjet Sistemit Kontinental. Austria, Britania e Madhe, Prusia dhe Rusia do të kishin autonomi të brendshme të limituar, ndërkohë që Franca do të kishte të drejtën për të drejtuar çështjet e jashtme të këtyre qeverive. Pjesa tjetër e kombeve të Evropës do të udhëhiqej drejtpërsëdrejti nga Napoleoni ose në mënyrë indirekte nga liderët kombëtarë të caktuar nga ai.

Ndër shumë prej planeve të Napoleonit ishte dhe unifikimi i Gjermanisë dhe Italisë së pushtuar si satelitë francezë. Gjithashtu, Napoleoni kishte si synim të krijonte një perandori koloniale franceze në Karaibe, në Amerikën e Jugut dhe në territorin e Luizianës në Amerikën e Veriut. Franca e Napoleonit, nëse do kishte fituar, do të kishte udhëhequr jo vetëm Evropën, por edhe pjesën më të Madhe të Amerikës.

Nëse Britania do të kishte fituar luftën e Revolucionit Amerikan (1776 1781)

Nëse Britania e Madhe do kishte mundur rebelët amerikanë do të kishte vendosur autoritetin e saj, duke caktuar nga një guvernator britanik në secilën prej 13 kolonive amerikane dhe do të shkrinin të gjithë qeveritë r evolucionare, duke përfshirë këtu edhe Kongresin Kontinental. Kryeministri britanik, lord Frederick North kishte si synim të tregohej i butë me rebelët duke i falur të gjithë, përveç liderëve ushtarakë më të shquar. Për sa i përkiste taksimit, North priste që të ndikonte në pajtim duke u ofruar legjislaturave koloniale të drejtën për të rritur taksat e tyre, në vend që ato të përcaktoheshin direkt nga parlamenti. Sidoqoftë, rebelët do të detyroheshin të kompensonin ruajalistët amerikanë plotësisht për humbjet gjatë luftës. Nëse britanikët do të kishin fituar, ato kishin në plan ta limitonin territorin amerikan, duke ia dhënë lumin e Ohajos dhe “Great Lakes” rajonit të Kanadasë.

Nëse Franca do të kishte fituar luftërat e Napoleonit (1796-1815)

Nëse Franca do të kishte pushtuar Britaninë e Madhe dhe Rusinë, Napoleon Bonaparti do të kishte udhëhequr Evropën, nëpërmjet Sistemit Kontinental. Austria, Britania e Madhe, Prusia dhe Rusia do të kishin autonomi të brendshme të limituar, ndërkohë që Franca do të kishte të drejtën për të drejtuar çështjet e jashtme të këtyre qeverive. Pjesa tjetër e kombeve të Evropës do të udhëhiqej drejtpërsëdrejti nga Napoleoni ose në mënyrë indirekte nga liderët kombëtarë të caktuar nga ai. Ndër shumë prej planeve të Napoleonit ishte dhe unifikimi i Gjermanisë dhe Italisë së pushtuar si satelitë francezë. Gjithashtu, Napoleoni kishte si synim të krijonte një perandori koloniale franceze në Karaibe, në Amerikën e Jugut dhe në territorin e Luizianës në Amerikën e Veriut. Franca e Napoleonit, nëse do kishte fituar, do të kishte udhëhequr jo vetëm Evropën, por edhe pjesën më të Madhe të Amerikës.

Nëse Meksika do të kishte fituar luftën meksikano-amerikane (1846-1848)

Fillimisht, Meksika fitimtare do të kishte ripushtuar Teksasin, të cilin e humbi në vitin 1836, kur kolonët amerikanë u rebeluan ndaj qeverisë meksikane dhe patën sukses në krijimin e Republikës së Teksasit. Më pas, qeveria meksikane kishte në plan të përzinte pjesën më të madhe të amerikanëve dhe skllevërit e jashtëligjshëm, të cilët ishin importuar nga këta jugorë. Zyrtarët shpresonin të marshonin përtej Teksasit dhe të kapnin Nju Orlinsi, me idenë se Luiziana dhe pjesa jugore Alabamës do të bëheshin një me Meksikën më në fund. Pasi të mundnin SHBA-në, liderët meksikanë do të kishin dobësuar pozicionin amerikan më tej, duke ndihmuar fiset indiane luftarake dhe duke mbështetur revoltat e skllevërve në jug.

Nëse Rusia do të kishte fituar luftën ruso-japoneze (1904-1905)

Në vitin 1904, Nikolla II i Rusisë kishte vendosur të krijonte një perandori të Lindjes së Largët në Azi. Sapo të fitonin luftën ruso-japoneze, rusët kishin në plan të aneksonin provincën e madhe mançuriane të Kinës dhe ta inkorporonin atë si pjesë të Siberisë. Cari rus, gjithashtu kishte në plan të pushtonte Korenë dhe eventualisht ta bënte atë pjesë të perandorisë së tij. Kjo do të kishte përfshirë dhe vendosjen e pionerëve rusë dhe kozakë në Mançuria dhe Kore, si dhe ndërtimin e hekurudhave për të lidhur zonën me pjesën tjetër të Rusisë. Më pas, Kina do të kishte shfrytëzuar kushtet e dobësuara ekonomike dhe politike të Kinës dhe gradualisht do të kishte aneksuar pjesë shtesë të territorit kinez. Nëse Rusia do të kishte fituar luftën dhe jo Japonia, ajo do të kishte qenë fuqia kryesore në Azinë veriore në gjysmën e parë të shekullit të 20-të.

Nëse Austro-Hungaria do të kishte fituar Luftën I Botërore (1914-1918)

Gjatë luftës, qëllimi kryesor i perandorisë Austro-Hungareze ishte që të vazhdonte të ekzistonte. Një vend poliglot që përfshinte kombe moderne, si Çekosllovakia, Hungaria dhe Austria, si dhe pjesë të Polonisë, Jugosllavisë, Rumanisë dhe Italisë, Austro-Hungaria kishte në plan të aneksonte kombe ballkanase si Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe pjesë të Italisë dhe Rumanisë, nëse Fuqite Qendrore do të kishin fituar. Duke lejuar Gjermaninë të priste disa prej seksioneve më të mëdha në Rusi, do të kishte penguar kërcënimin e influencës ruse në Ballkan, i cili më pas do të dominohej nga Austro-Hungaria, që nga Greqia e deri në veri të Polonisë. Në vend që të bëhej një komb i vetëm, ky territor u copëzua në tetë vende të ndryshme nga Traktati i Saint-Germain, në vitin 1919.

Nëse Gjermania do të kishte fituar Luftën I Botërore (1914-1918)

Objektivi kryesor i Gjermanisë ishte të bëhej fuqia kryesore ushtarake dhe politike në Evropë. Nëse Gjermania do të kishte fituar luftën, Kaiser Wilhelm II do të kishte aneksuar pjesë të Belgjikës, duke përfshirë këtu rajonet bregdetare dhe do ta kishte bërë pjesën e mbetur një shtet-klient. Gjermanët synonin të krijonin një perandori polake, të varur nga Gjermania, e cila do të funksiononte si zbutëse ndaj agresionit të mundshëm rus në të ardhmen. Gjermanët, gjithashtu donin të aneksonin seksionet industriale dhe minerare të veriut të Francës, Ukrainës dhe provincave baltike, si dhe linjën bregdetare të Detit të Zi të Rumanisë. Në mënyrë që të bëheshin një fuqi botërore detare dhe koloniale, Gjermania do të kishte pushtuar dhe Kongon belge (Zaireja moderne) dhe ishujt Azore, Senegalin, Tahitin nga Belgjika, Portugalia dhe Franca.

Nëse Gjermania do të kishte fituar Luftën II Botërore (1939-1945)

Adolf Hitler planifikonte të krijonte një Rend të Ri, një Evropë të bashkuar që udhëhequr nga nazistët. Në Bashkimin Evropian, nazistët supozohej të shkatërronin qytetet kryesore dhe të reduktonin popullsinë, në mënyrë të tillë që Rusia të bëhej e nën-populluar, një komb tërësisht bujqësor që mund të kolonizohej nga popullsia e tepërt e Gjermanisë. Britania e Madhe do të pushtohej dhe udhëhiqej dhe sundohej nga S.S. Col. Franz Six, lëvizja e parë e të cilit do të ishte arrestimi i 2300 figurave politike, fetare dhe liderëve intelektualë, duke filluar me Winston Churchill. Më pas, të gjithë meshkujt e moshës 17-45 vjeç do të transferoheshin në Evropën kontinentale për të punuar në industrinë gjermane. Hitleri, gjithashtu bëri plane për të pushtuar dhe SHBA-në dhe Kanadanë në bregu atlantik.

Nëse Italia do të kishte fituar Luftën II Botërore (1939-1943)

Diktatori italian Benito Mussolini kishte vizionin e rikrijimit të pushtimeve dhe kufijve të perandorisë së lashtë Romake. Qeveria fashiste italiane do të merrte kontrollin e rajonit mesdhetar të Evropës jugore dhe të Afrikës veriore, duke aneksuar dhe duke udhëhequr direkt Shqipërinë, Greqinë, Tunizinë, Egjiptin, Maltën dhe mundësisht Algjerinë dhe Marokun. Nëse Fuqitë e Boshtit do të kishin fituar luftën, perandoria e Mussolini-t do të kishte përfshirë Detin e Kuq, perëndimin e oqeanit Indian dhe lindjen e Afrikës, pasi forcat e tij pushtuan zonën e kanalit të Suezit, Jemenin, Sudanin dhe Etiopinë dhe Somalinë. Musolini kishte bërë plane të mënjanonte partnerin e tij gjerman, Adolf Hitler pas luftës, duke krijuar një “Bosht Latin”, që do ishte aleancë e kombeve nën tutelën italiane. Këto kombe do ishin Franca, Spanja, Portugalia, Rumania, Hungaria dhe Finlanda.

Nëse Japonia do të kishte fituar Luftën II Botërore (1941-1945)

Pas fitores, Japonia pritej të çrrënjoste influencën ekonomike dhe ushtarake të Evropës dhe SHBA-së në Azi, duke stabilizuar veten si padrone politike e kontinentit. Zgjerimi i perandorisë japoneze presupozonte një aneksim direkt të Mançurias, Koresë, Tajvanit dhe ishujve të Paqësorit jugor dhe qendror. Pjesa e mbetur e Azisë – Kina, Indokina, Filipinet, Tajlanda, Indonezia, Malajzia, Burma dhe India do të kontrolloheshin nga qeveri kukulla. Japonia gjithashtu priste që të mundte Bashkimin Sovjetik dhe të pushtonte Siberinë dhe Mongolinë. Në një pikë të caktuar, japonezët madje ishin gati të binin dakord për të ndarë SHBA-në dhe Kanadanë me gjermanët pas luftës, nëse ato fitonin. Alaska, Havai dhe pjesa kontinentale e SHBA-së do t’i shkonin Japonisë.

Nëse Egjipti do të kishte fituar luftën izraelite për pavarësi (1948)

Kur Kombet e Bashkuara votuan për të ndarë Palestinën në shtetin arab dhe ate hebre, Egjipti nisi luftën kundër izraelitëve, me synimin për të shkatërruar vendin e ri hebre dhe për të vendosur sundimin arab në gjithë Palestinën. Faruk I, mbreti i Egjiptit ishte i vendosur të dominonte Palestinën arabe, duke instaluar liderin e tij kukull, Mohammed Said Haj Amin el Husseini, si mbretin e kombit të ri. Nuk dihet se çfarë kishte në plan mbreti Faruk I për hebrejtë që jetonin në Palestinë, por “i zgjedhuri” i tij, Mohammed Said Haj Amin el Husseini called bëri thirrje për “zhdukje dhe masaktër shumë të rëndësishme”. Mbreti i Egjiptit, Faruk I, gjithashtu do t’ua kishte bllokuar dhe Kanalin e Suezit britanikëve, nëse do të kishte mundur izraelitët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama