CIA Bota ne 2030 do te drejtohet nga ShBA dhe Kina

CIA: Bota ne 2030 do te drejtohet nga ShBA dhe Kina
Sipas parashikimeve të agjencisë qendrore amerikane të inteligjencës CIA, bota jonë deri në vitin 2030 nuk do të jetë vend ideal për të jetuar. Kurse sipas njërit prej tre skenarëve të quajtur “bashkëpunimi” parashihet lindja e “botës vëllazërore”, që do ta udhëheqin Kina dhe SHBA-ja. Këshilli i inteligjencës nacionale NIC, i cili është degë e CIA-s, për çdo vit mendon për gjendjen e botës sonë në 20 vitet e ardhshme, kurse skica e parë e raportit të ri “Trendet globale 2030” tashmë ka mbërritur në Ëashington para afatit të paraparë, që paraprakisht ka qenë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA (në nëntor të këtij viti), shkruan gazeta franceze “Le Monde”.

Në këtë raport paralajmërohet revolucioni teknik që do të mund t’i ndryshonte raportet ndërkombëtare, që nga zgjerimi ushqimit të përmirësuar gjenetikisht, nëpërmjet printerit futurist e deri te përmirësimi artificial i funksionit të trurit të njeriut apo edhe klonimi njerëzor. Deri më 2030, NIC parasheh pothuaj me siguri tendenca që do të definojnë sistemin ndërkombëtar: liria e individit, demografia, humbja e fuqisë, problematika energjetike, ajo e ujit dhe e ushqimit.

Sipas këtij parashikimi, janë të mundshëm tre skenarë; kthimi në të vjetrën, bashkëpunimi apo mosintegrimi.

Sipas mendimit të autorëve, skenari më i mundshëm është ai i treti. Rritja ekonomike jo e barabartë i rindan kartat e fuqisë. Perëndimi dobësohet në favor të Azisë, kurse jostabiliteti i tregut dhe ndryshimet klimatike kërcënojnë stabilitetin botëror. Në botën e “çintegruar”, mungesa e përgjithshme e vullnetit politik për zgjidhjen e problemeve botërore margjinalizon organizatat multilaterale dhe thekson rrezikun nga konfliktet ndërshtetërore. Nëse arrihet të shmangen konfliktet e mëdha ushtarake, si ai ndërmjet Kinës e SHBA-së, për shembull, bota megjithëkëtë në vazhdimësi do të jetë buzë greminës.

Skenari “kthimi në të vjetrën” parasheh botën “paraamerikane” me përkatësisht jo stabilitetin e gjysmës së parë të shekullit të 20-të dhe kjo nuk është aspak optimiste. E ngërthyer në problemet e veta buxhetore, SHBA-ja nuk ka më aftësi ndikimi në skenën ndërkombëtare. I vetmi nga këta tre skenarë, të cilit i vjen era jo realizëm, është “bashkëpunimi” dhe ai përshkruhet si “botë vëllazërore”, i udhëhequr nga Kina dhe SHBA-ja, bashkëpunim i të cilave në planin teknologjik do të mund të nisë epokën e re të marrëdhënieve të arta ndërkombëtare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama