Renditja
Turqia mund të quhet vendi më i pasur i Ballkanit, nëse si faktor marrim prodhimin e brendshëm bruto. Sipas “CIA Factbook”, GDP në Turqi është 888 miliardë dollarë. Greqia renditet e dyta nga vendet e Ballkanit që kanë GDP-në më të lartë. Më pas me një diferencë jo shumë të madhe vjen Rumania. Në listën e vendeve të Ballkanit që kanë GDP-në më të lartë Shqipëria renditet e teta, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj llogaritet në vlerën e 19.9 miliardë lekë apo 10 miliardë dollarë. Kosova renditet në vendin e fundit për sa i përket nivelit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. GDP-ja e Kosovës rezulton 4 miliardë dollarë. Dhe për sa i përket rritjes ekonomike, Kosova është në vend të fundit, me 2,6 për qind.
Dorina Azo
GDP e 11 shteteve të Ballkanit
Turqia
Popullsia 71 892 807 banorë
PBB 888 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 663.4 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 12 900 dollarë
Rritja ekonomike 5 për qind
Greqia
Popullsia 10 722 816 banorë
PBB 324.6 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 314.6 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 29 200 dollarë
Rritja ekonomike 4 për qind
Rumania
Popullsia 22 246 862 banorë
PBB 245.5 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 166 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 11 400 dollarë
Rritja ekonomike 6 për qind
Bullgaria
Popullsia 7 262 675 banorë
PBB 86.32 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 39.61 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 11 300 dollarë
Rritja ekonomike 6,2 për qind
Serbia
Popullsia 10 159 046 banorë
PBB 77.28 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 41.68 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 10 400 dollarë
Rritja ekonomike 7,3 për qind
Kroacia
Popullsia 4 491 543 banorë
PBB 68.98 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 51.36 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 15 500 dollarë.
Rritja ekonomike 5.8 për qind
Bosnja-Hercegovina
Popullsia 4 590 310 banorë
PBB 27.73 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 14.78 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 7 000 dollarë.
Rritja ekonomike 5,8 për qind
Shqipëria
Popullsia 3 619 778 banorë
PBB 19.92 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 10.92 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 6 300 dollarë
Rritja ekonomike 6 për qind
Maqedonia
Popullsia 2 061 315 banorë
PBB 17.35 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 7.397 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 8 500 dollarë.
Rritja ekonomike 5 për qind
Mali i Zi
Popullsia 678 177 banorë
PBB 5.918 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 2.974 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 3 800 dollarë.
Rritja ekonomike 7.5 për qind
Kosova
Popullsia 2 126 708 banorë
PBB 4 miliardë dollarë
PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 3.237 miliardë dollarë
Të ardhurat për frymë 1 800 dollarë.
Rritja ekonomike 2.6 për qind
Nga : Gazeta Korrieri