CIA ka bërë publike formulën kimike për të krijuar bojën simpatike, substanca që lejon të shkruhet një mesazh duke e bërë më pas të padukshëm. Agjencia amerikane e spiunazhit e ka bërë publikimin në faqen e vetë të internetit, duke theksuar se nuk është më i klasifikuar informacioni mbi një nga dokumentet më antike që mbaheshin ende në arkiva që prej një shekulli më parë. Duke parë progreset e teknologjisë, formulat e ndryshme të bëra publike, janë tashmë të denja më shumë për një muze, sesa për një arkiv sekret.