CIA u ndihmua nga 54 shtete mes tyre edhe Shqiperia

CIA u ndihmua nga 54 shtete, mes tyre edhe Shqiperia

Raporti i fundit mbi praktikat torturuese të CIA-s ndaj të dyshuarve për terrorizëm, duket se nuk prek vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një artikull në gazetën britanike “The Guardian”, i shkon përtej analizës duke shkruar se në programin e CIA-s përveç Amerikës janë thellësisht të përfshirë edhe shumë prej aleatëve të saj europianë.

Ndonëse për vite me radhë është përfolur se ekzistojnë burgje sekrete amerikane në disa shtete, në vitin 2007 një hetues në Këshillin Europian i hodhi poshtë këto zëra duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme. Por në saj të punës së disa organizatave joqeveritare është hedhur pak dritë mbi këtë çështje, e klasifikuar si “sekrete shtetëror”. Sipas informacionit të hartuar nga to, të paktën 54 qeveri kanë bashkëpunuar në këto aktivitete të CIA-s. Ndër 17 vende europiane, krahas Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Spanjës e Greqisë renditet edhe Shqipëria.

Ende nuk është bërë një zbardhje e qartë sesi i kanë ardhur në ndihmë CIA-s këto shtete, por sipas raportit, disa prej tyre mund të kenë bashkëpunuar për të burgosur të dyshuarit ose thjesht si stacione ndalimi për fluturimet e largëta që u duheshin për të transportuar personat e kapur nga CIA. Por akoma duhet hedhur dritë mbi çështjen e bashkfajësisë evropiane. Kjo është për shkak të sekreteve të mbajtura për vite nga SHBA dhe qeveritë partnere. Uashingtoni nuk e ka konfirmuar vendndodhjen e burgjeve sekrete të CIA-s, por as e ka mohuar, duke lënë kështu të painformuar një publik të gjerë ndërkombëtar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama