Caji Aleati yt edhe ne vere

Caji: Aleati yt edhe ne vere
Të mira, të freskëta, të lehtë për t’u përgatitur. Ja çajet kundër të nxehtit për të pastruar organizmin dhe për t’u freskuar. Natyra na ka vënë në dispozicion aleatë të vlefshëm dhe të shëndetshëm me përbërës aktivë: çajet bimorë.

Dieta për të rënë nga pesha, masazhe për t’u dobësuar, skrab për trupin (eliminimin e qelizave të vdekura), ushtrime fizike tonifikuese: janë vetëm disa prej gjërave të shumta që jemi të gatshëm të bëjmë për të arritur formën e duhur fizike, linjat e përkryera dhe mirëqenien totale të organizmit. Por natyra na ka vënë në dispozicion aleatë të vlefshëm dhe të shëndetshëm me përbërës aktivë: çajet bimorë. Përdorimi i tyre është shumë i thjeshtë e për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë, në treg mund të gjeni produkte që përveçse shkurtojnë kohën e përgatitjes, prej brendësisë së tyre merren vetitë më të mira.

Zakonisht janë përzierje të lëngshme, të gatshme për t’u përdorur, nuk kanë as alkool dhe as sheqer, thjesht hollohen me ujë në momentin e konsumit. Kështu që nuk keni më arsye të ndizni sobën, apo petrogazin për të bërë një çaj!

Bimët e mirëqenies

Ka disa bimë që mund të përdoren si elementë përbërës për të përgatitur një çaj të këndshëm e të shëndetshëm. Ndër më kryesoret dhe më të rëndësishmet janë:

- koperi dhe agnushja që favorizojnë tretjen e mirë;

- melisa dhe menta që rregullojnë funksionet normale të zorrëve;

- çaji jeshil dhe i zi zvogëlojnë procesin e plakjes natyrore:

- mështekna nxit drenazhin dhe aktivitetin e veshkave;

- angjinarja dhe luleradhiqe pastrojnë mëlçinë.

Hapi i parë është pastrimi i organizmit

Në radhë të parë, shëndet do të thotë pastrim. Në fakt për të garantuar mirëqenien e organizmit tonë është e nevojshme që trupi t’i largojë të gjitha ato substanca ndotëse që e dëmtojnë dhe e rëndojnë atë, të tilla si mbeturinat dhe toksinat. Bari i bletës largon depresionin dhe nervozizmin, nenexhiku ngërçet dhe fryrjen e barkut, ndërsa kamomili qetëson inflamacionet e ndryshme dhe stomakun, veçanërisht ngërçet. Çajet bimorë thithen shpejt dhe lehtë nga organizmi, ndërsa thithja e aromave qetëson trurin dhe tërë sistemin nervor. Çaji nga melisa ose bari i bletës për shembull është ideal për gjumë të lehtë. Largon nervozizmin dhe lodhjen, madje shëron dhe lehtëson depresionin. Mund të përgatitet edhe nga gjethet e freskëta.

Hapi i dytë është përmirësimi i funksioneve fiziologjike

Hapi tjetër për t’u pastruar është arritja e funksionimit korrekt të të gjitha aktiviteteve të organizmit. Në fakt, në qoftë se organet nuk janë të helmuara, por është krejt e kundërta, janë të pastra dhe në kushte optimale, i gjithë trupi do të rinohet, si nga ana fizike ashtu edhe ajo estetike.

Çaji i rozmarinës

Përveçse shërben si aromatizues për gatimet e pjekura, rozmarina zgjeron enët e gjakut dhe largon dhimbjen e kokës të shkaktuar nga ngushtimi i tyre. Këtë e theksojnë edhe shkencëtarët. Për këtë qëllim rekomandojnë një lugë rozmarinë të thatë në një filxhan me ujë të ngrohtë.

Çaji i kamomilit

Qetëson pezmatimet e barkut. Preferohet pasi vepron kundër inflamacioneve dhe ngërçeve të ndryshme. Problemet e stomakut dhe zorrëve do të lehtësohen nëse konsumoni tri filxhanë çaj kamomili në ditë. Për problemet kronike të stomakut rekomandohet që të konsumohet rregullisht dy ose më shumë muaj.

Çaji i trumzës

Për të lehtësuar kollën, bronkitin dhe tensionin në sinuse, mjekët këshillojnë që të pini çaj trumze. Për një gotë me ujë të nxehtë do të jenë të mjaftueshme dy lugë trumzë e thatë. Lëreni në qetësi për dhjetë minuta. Pijeni çajin tri herë në ditë.

Provojeni edhe të ftohtë

Zakonisht fjala çaj të kujton pijen e nxehtë që konsumohet kryesisht në dimër, ndoshta nën një batanije të butë. Por në të vërtetë, jo të gjithë e dinë se çajet janë shumë të mira të konsumohen edhe të ftohta, me ndonjë kub akulli dhe konsumohen në vend të ujit për të shuar etjen dhe për t’ju freskuar. Kështu për të ribalancuar lëngjet e humbura dhe për të favorizuar mirëqenien e trupit tuaj, mos konsumoni pije me gaz dhe sheqer, por përgatiteni çajin një natë para, lëreni gjithë natën në frigorifer dhe mëngjesin tjetër merreni me vete në plazh.

Shëndet do të thotë pastrim. Për të garantuar mirëqenien e organizmit tonë është e nevojshme që trupi t’i largojë të gjitha ato substanca ndotëse që e dëmtojnë dhe e rëndojnë atë

Fjala çaj të kujton pijen e nxehtë që konsumohet kryesisht në dimër, nën një batanije të butë. Jo të gjithë e dinë se çajet janë shumë të mira të konsumohen edhe të ftohta, me ndonjë kub akulli dhe konsumohen në vend të ujit për të shuar etjen dhe për t’ju freskuar

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama