Lufta e Trojës u zhvillua në shek. XIII para Krishtit, ndërsa grekët zanafillën e tyre e kanë pas pesë shekujve të Luftës së Trojës. Homeri nuk i ka cituar helenët as si popull as si komb grek. Kështu, asnjë tregues, madje edhe më i vogël, nuk ka provuar ekzistencën e grekëve para shekullit VIII p.e.s. Herodoti në shek. V p.e.s. (VI, 53, 54 – VIII, 73) i trajton si pasardhës të Danaos Egjiptianit. Grekët janë përmendur në vijimësi vetëm duke filluar nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456). (1)
Për Korridorin 8, që kaloi nga Durrësi në Gumenicë, do të flasim më poshtë.
Gjuhëtari i madh anglez Richard Bentley (1662-1742) “...që poemat epike të Homerit janë hartuar 500 vjet para Pisistratit (600-527 shën. im), domethënë pas mbarimit të luftës së Trojës, që gjuha në të cilën janë hartuar ka qenë pellazgjishtja”. “... Homeri dhe homeridët, kur i bëjnë të flasin heronjtë e tyre, qofshin të vdekshëm ose të pavdekshëm, kur flasin nga njëri apo nga tjetri kamp, që i ndante vetëm një rrjedhje uji e vogël, fjalimet e drejtuara herë nga njëri breg dhe herë nga bregu tjetër i përroit, kanë qenë detyrimisht dhe në mënyrë të padiskutueshme në gjuhën pellazge, të njohur, të folur e të kuptuar, nga e gjithë bota, ashtu si nga pellazgët (trojanët) e Ballkanit dhe të Azisë së Vogël flisnin që të dy anët pellazgjishten; ata trajtohen në mënyrë skrupuloze me barabarësi të plotë”. (2)
Popullsia që u ndesh në luftën e Trojës ishte e së njëjtës kombësi. Nga ana e dardanëve ose e trojanëve luftonin disa fise si lidët, frigët, pellazgët, myzët, thrakët, maqedonët, amazonët, enetët etj. Nga ana e Mykenës luftonte dinastia mbretërore frigase, pellazgët e Epirit dhe Thesalisë, së bashku me Kretën. “Në Luftën e Trojës nuk kanë luftuar grekët kundër Trojës, por trojanët e Mikenës kundër trojanëve të Dardanisë, pra ishte një luftë civile midis shteteve të të njëjtit komb. Ajo ishte luftë trojano-trojane. Mbretërit e Mikenës, para dhe gjatë Luftës së Trojës, kanë qenë të së njëjtës etnie me popullin që banonte në gadishullin Ilirik dhe Trojën”. (3)
Evoluimin real të historisë shqiptaro-greke përmes mijëvjeçarëve, që nga koha e mbërritjes së grekëve në shekullin VIII para Krishtit e deri më sot... që besojnë se lufta për pavarësinë e Greqisë nga 1820-a deri 1830-n u bë nga grekë që flisnin greqisht (në atë kohë kur Shatobriani trajton Athinën vetëm me banim të shqiptarëve), gabohen plotësisht. Është kureshtare, por kjo është e vërteta: Të dy ushtritë, që gjatë luftës për pavarësinë e Greqisë më 1821-1830 ishin përballë dhe luftonin, ishin po të asaj kombësie! Shqiptarë, si nga ana e quajtur e grekëve, dhe nga ana e turqve. Vetëm të huajt, dhe midis tyre ata që nuk dinë gjë, mund ta shpërfillin këtë; të gjithë të tjerët e dinin fare mirë se ushtria turke përbëhej nga shqiptarë, por myslimanë, kurse ushtria greke po ashtu përbëhej nga shqiptarë, por të fesë së krishtere lindore ortodokse, si të famshmit: Marko Boçari, i cili ka një rrugë në “Paris XIX”; të dy Andrucot, K. Xhavella, A. Dhiaku, Griva, G. Karaiskaqi, Th. Kolokotroni, ati Papa Flesa, Kanarisi, Miauli, Kundurioti, Kapo d’Istra, princi Petrobej, Mavromihali etj., etj. (4) Që populli i sotëm grek, për shkak të përzierjes, nuk është pasardhës i helenëve të lashtë, kjo nuk ka asnjë hije dyshimi.
Legjenda e shpikur: “Zeusi urdhëron një përmbytje (imagjinare), shfaq Deukalionin (lloj Noe grek) dhe Pirhan, bashkëshortja e tij, të vetmit të shpëtuar nga kjo fatkeqësi natyrore. Pasardhësit e tyre do të kenë populluar tokën, prej nga ata dolën si me magji, pra grekët që rridhnin nga Heleni, biri i tyre. Përpara kësaj legjende emri i helenëve nuk ishte përmendur askund për të emëruar etninë apo kombin grek. Përse të jetë krijuar kjo legjendë? Në shek. VIII grekët pushtuan pjesërisht vendin e banuar nga popullsitë të trungut pellazg. Atyre iu duhej të shpiknin një legjendë për të “fshirë të kaluarën” dhe për të provuar se grekët ishin të vetmit që u shfaqën pas një përmbytje dhe se janë një popull autokton. Fillesat e historisë greke vijnë përqark kësaj legjende. (5)
Ky ndërlikim na çon drejtpërdrejt në luftën e Trojës dhe në poemat epike, të cilat japin faktet e luftës midis “trojano-trojanëve”. Kur dimë që Lufta e Trojës është bërë më 1250 vjet para Krishtit dhe grekët e sjellin në shek. VIII apo në shekullin VII para Krishtit. Këtu qëndron e keqja. Homeri nuk e njihte “qytetërimin helen apo grek”. E. Jacques thotë: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që përfshin gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu, si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirhas: Helen. Eponim i stërgjyshit të grekëve. De Zhubainvil e thotë me forcë: “Ndërfutja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”. (6)
“Në Gumenicë, pra në qytetin antik të Titanëve edhe në Ledhezën e Pirro burrit... ku kalon Korridori i 8, nga më të rëndësishmit në rajon, i cili po ringjall edhe njëherë gjurmët e aq shumë të përfolura të rrugës Egnatia”, thotë artikullshkruesi. (7)
“Qeveria shqiptare, gjatë periudhës 1997-2005 bëri përpjekje të vakëta dhe nuk e mori kurrë seriozisht angazhimin e domosdoshëm të projektit të Korridorit 8, për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe mjerimi, se ishte një me qeverinë e Athinës, që kundërshtonte kategorikisht ndërtimin e këtij korridori. Qeveria socialiste e Fatos Nanos, për marrëdhënie tejet të ngrohta me Greqinë, nuk e vlerësoi fitimin që do të kishte Shqipëria vetëm nga transporti i mallrave, rreth 450 milionë dollarë, por, nga ana tjetër, e bën Tiranën faktor të politikës ballkanike e europiane njëherësh. Jo vetëm kaq, por me përpjekjet kolosale të Greqisë, kombinuar me sabotimin e heshtur të qeverisë shqiptare, është njohur vendimi i vitit 2003 që të lihet të shqyrtohet projekti i Korridorit 8 pas vitit 2020. Ndërkohë grekët filluan ndërtimin e të quajturit Korridori 8, që fillon nga Porti i Gumenicës në Çamëri.
Korridori 8 përmban një autostradë që detyrimisht duhet të kalojë nga Durrësi–Tiranë–Elbasan–Qafë-Thanë–Shkup–Sofje–Varnë (një shtresë fare e vogël mund ta lidhë me autostradën që shpie në Stamboll, duke bërë komunikimin rrugor me vendet e Lindjes së Mesme), një linjë hekurudhore dykalimshme të elektrifikuar, naftë dhe gazsjellës, linjë të fibrave optike, shoqëruar me morinë e aksesorëve të domosdoshëm për të mbajtur në këmbë këtë strukturë gjigante, uzina prodhimi materialesh inerte, fabrika tullash betoni, magazina, hotele, motele, restorante, nyja furnizimi me karburant, mjedise çlodhjeje etj”. (8)
Është një kompleks i tërë industrial në shërbim të Korridorit 8, që do të sjellë një gjallëri të paparë në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, ai korridor do të bëjë të mundur një afrim më të madh ndërmjet vendeve që do t’i përshkojë, pra Shqipërisë, Maqedonisë e Bullgarisë, jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe në atë politik. Por, mbi të gjitha përfitimi ekonomik i të tria vendeve të lartpërmendura do të jetë i jashtëzakonshëm. Kështu, do t’i jepej fund emigrimit të detyruar drejt jugut.
Shqipëria në këta 19 vjet, (vite tranzicioni), jo vetëm ka humbur kohë duke prodhuar kriza të panevojshme se kështu iu intereson fqinjëve tanë duke bërë “xhiro në boshllëk”, por ka humbur shanse, se do të ishte qëkur anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Kështu, kemi të bëjmë me qeveri pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, se çelësat e kombit i ka në dorë prifti grek Janullatos.
Prof. Agim Shehu shkruan: “Futja e Greqisë thellë në Shqipëri kaloi nëpër ‘Urën’ me tri harqe; diktatori Hoxha u shkeli syrin, Ramiz Alia u hapi derën, Berisha i futi në dhomë, Nano u dha çelësat e shtëpisë.” (9)
Pak histori:
Njëra nga rrugët më të hershme, “Via Appia”, Mbretëresha e rrugëve romake’, të çonte nga Roma në Brindisium, në detin Adriatik, përkundruall Shqipërisë. Që në fillim të shtrirjes së saj në Ballkan, Roma zbuloi se, nevojat tregtare e ushtarake e bënin të domosdoshëm ndërtimin e një rruge të mirë për në Lindje. Ajo fillonte nga Durrahiumi (Durrësi) deri në Kostandinopojë. Data e ndërtimit mund të jetë në vitin 148 p.e.s. dhe para vdekjes së Polibit në vitin 117 p.e.s., i cili e përmend atë në shkrimet e tij.
Sami Frashëri pohon se emri Egnatia e ka origjinën nga fjala shqipe “e gjata”. Gjatë përshkrimit të Epidamit (Durrësit) Straboni shkruan me entuziazëm për rrugën Egnatia: “Drejtimi i saj është nga Lindja, kurse largësia matet me shtylla për çdo milje. E gjithë rruga është 535 milje. Ajo kalon përmes qytetit Lyknid (Ohri) dhe Pilonit, një vend që ndan Ilirikun me Maqedoninë, vazhdon përmes Heraklesë (Manastirit) në Edesa e Pela, deri sa arrin në Selenik. Rruga shtrihej prej Selenikut në Amfilopi dhe Filipe kalon përmes Trakes dhe mbaron në Bizant”. Rastësisht, Straboni vuri në dukje se, rruga ndiqte kufirin midis Epirit dhe Ilirisë. “Po të nisemi nga Epidami dhe Apollonia, në krah të djathtë ndodhen fiset epirote, të vendosura gjatë bregut deri në Gjirin e Ambrakisë (Gjirin e Artës) dhe në krah të majtë janë malet e Ilirisë, të cilët shtrihen deri në Maqedoni e Panoni”. (10)
Dr. Johan Han, etnologu dhe gjuhëtari i shquar austriak, arriti në përfundimin se: “Ilirët ishin stërgjyshërit e shqiptarëve të veriut ose gegëve, kurse epirotët, stërgjyshër të shqiptarëve të jugut ose të toskëve. Rruga Egnatia shkonte gjatë lumit të Shkumbinit, të cilin shqiptarët e kanë konsideruar gjithmonë si një vijë ndarjeje midis gegëve dhe toskëve”.
Tajar Zavalani shkruan: “Kalimi i shpejtë i legjioneve romake poshtë e lart rrugës, ndihmoi në vënien e qetësisë në atë krahinë të trazuar; tregtarëve u dha siguri që të shoqëronin karvanët e tyre nëpër tregjet e largëta. Shqipëria ishte eksportuesja e arit, argjendit, serës, leshit, grurit, peshkut, verës, vajit, djathit etj. Gjatë shekujve që vazhdoi si pjesë e Perandorisë Romake të Perëndimit, Shqipëria gëzoi një shkallë begatie dhe qytetërimi. Durrësi dhe Pojani mori një lulëzim të jashtëzakonshëm si limane transite në mes të Italisë dhe Europës juglindore. Pará argjendi me stemën e Durrësit janë gjetur në të gjithë Ballkanin. Pojani ishte sidomos një qendër kulturore me një universitet, ku Jul Cezari dërgoi Oktavianin për studime. Ciceroni e quan Pojani i madh dhe i mrekullueshëm”. (11)
Konica thotë: “Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetari të tij kur gjyshërit e stërgjyshërit e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella". Fishta thotë: “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijëvjeçar të qytetërimit të lashtë. Kur të parët e tyre kërkonin ushqim me kallame në moçalet e Uraleve, Durrësi dhe Apollonia ilire kishin çelur universitetet ku studionin edhe perandorët romakë (në të parin, Cezari, siç shprehet te vepra “De Bello Civili”, dhe në të dytin, Apolloni, Augusti)”. (12)
Historia do ta gjykojë këtë tradhti të lartë. Kur t’i jepet rasti për rihapjen e Korridorit 8 pas 2020-s, nuk do të ketë më pendime për shkaktarët që e vulosën me vulën e turpit. Taciti romak u thoshte para dy mijë vjetësh: “Humbi turpi, sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk njeh turpin! Shpifja gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën... të vrasë historinë”.