Camet thirrje Papuliasit Mbaj fjalen e dhene para 20 vjetesh

Camet thirrje Papuliasit: Mbaj fjalen e dhene para 20 vjetesh

Shoqata "Çamëria" zhvilloi sot një tubim paqësor përpara Piramides. Kryetari i Shoqates Ardian Tana gjate protestes i kujtoi Presidentit grek se çështja came është një cështje ende e pambyllur.

“Z Papoulias, çështja came është një cështje ende e pambyllur dhe ti je shprehur se duhet të kalohet 20 vite që të mbyllet kjo cështje. Ndaj 20 vite kaluan dhe Papoulias duhet të mbajë fjalën e atëhershme për zgjidhjen e çështjes came, por edhe cështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Ne duam ti tregojmë Papoulias se çështja Çame do kontribuonte në përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve si dhe në zgjidhjen e cëshjtes came”, tha kryetari i Shoqates "Çameria", Ardian Tana.

Ndërsa kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi i bëri thirrje presidentit grek të mbaje fjalen e dhënë para 20 vjetesh për zgjidhjen e ceshtjes came.


“Si mund te pranosh kete detyre, kur bashkemoshataret e tu cam qe nuk hoqen dore nga kombesia, sot dergjen pa varre, nuk ka per ta as monumente, as varre, as kujtese kolektive te shtetit grek. Keni rastin historik tu beni sherbimin me te madh dy komebvee qe u perkisni, zgjidhje ceshtjes came dhe heqjen e ligjit te luftes”- tha Idrizi.

Ai ka bere thirrje qe Papulias te kujtoje femijerine, pasi nuk eshte evropiane te mohohet genocidi, feja, pasuria dhe nderi i bashkekombesve. Protesta zhvillohet gjate momeneteve që presidenti grek po zhvillonte një takim me presidentin Nishani në Presidencë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama