Cana Duam nje kombetare por per arsye politike eshte e pamundur

Cana: Duam nje kombetare, por per arsye politike eshte e pamundur

“Vështirë se mund të luaj për Kosovën. 99% e shqiptarëve duan që të ketë vetëm një skuadër të vetme të fuqishme, por për arsye politike tani kjo është e pamundur.
 
Tani na duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja skuadrat, Shqipërinë dhe Kosovën”.

Kështu shprehet kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana për të ardhmen duke lënë të nënkuptohet ashtu sikur ka deklaruar edhe më parë se do të tërhiqet, ndërsa duhet të ketë vetëm një kombëtare.
 
Në prag të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë, mbrojtësi legjendar kuqezi është ndalur edhe te shqiptarët e Zvicrës dhe zgjedhja e tyre.

“Me ata ne do të ishim shumë më të fortë, por askush nga skuadra jonë nuk ka thënë një fjalë të keqe për ta. Madje unë iu jam mirënjohës për atë cfarë kanë bërë.

Shumë prej njerëzve tanë Zvicra ju ka dhënë një shans të ri në jetë dhe Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët kanë bërë më të njohur emrin shqiptar në Zvicër duke i kthyer dicka këtij vendi për mikpritjen që iu ka dhënë.

Por sigurisht që ata janë shqiptarë, janë vëllezërit tanë. Ne jemi paksa më krenarë për kombësinë tonë sa mund të jenë për shembull zviceranët”tha ai për “Grenchnertagblatt.ch”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama