Cana lajmeron lamtumiren nga Kombetarja E le ne duar te sigurta

Cana lajmëron lamtumirën nga Kombëtarja: E lë në duar të sigurta

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana pritet të zyrtarizojë së shpejti lamtumirën nga kuqezinjtë.

Në një intervistë për "Supersport", Cana tha se edhe pse është e vështirë që të largohet nga shokët e ekipit, vendimin e ka marrë.

Cana

"Është shumë e vështirë të largohesh nga djemtë sepse me ta jeton, ha bukë, fle gjumë, gjithçka bëhet pjesë e familjes, besoj se me këta rezultate jemi ndjerë si familje.

Pastaj janë edhe të tjerët përreth, ata të FSHF-së, është shumë e vështirë. Nuk e kam zyrtarizuar, po do e bëj shumë shpejt. Vjen një moment që e ndjen që atë që kishe për të bërë e ke bërë. Besoj se po e lë në duar të sigurta dhe kjo më bën me krahë",-ka thënë Lorik Cana.

Ai nuk konfirmoi se cili ishte hapi i radhës i karrierës dhe nëse do të ishte pjesë e strukturave drejtuese të FSHF apo stafit të kombëtares. "Më parë duhet të vendos nëse do të vazhdoj futbollin dhe ku. Eshtë një vendim që do e marr në qetësi", theksoi Cana.

Më herët, Cana vlerësoi tifozët dhe stafin e Kombëtares për mbështetjen e treguar në finalet e "Euro 2016". Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", Cana shkruan se është krenar për Kombëtaren.

"Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë skam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Flm për gjithçka... O sa mirë me qenë Shqiptar",-thotë ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama