Cani shoqeron drejtoreshat serish femer te Lojerat e Fatit

Cani shoqeron drejtoreshat, serish femer te Lojerat e Fatit

Paraditja e ditës së djeshme ka qenë e ngarkuar për ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, i cili ka prezantuar para stafeve respektive tri drejtoresha. Së pari, te Tatimet është prezantuar Brisida Shehaj, e cila zëvendësoi në këtë detyrë ishdrejtorin Gazmir Spahija. Prezantimi i dytë është bërë për drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali. Ajo është njohur me stafin e Drejtorisë dhe është shoqëruar nga ministri i Financave. Emri i tretë i prezantuar dje ishte ai i drejtoreshës së Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Cani ka prezantuar pranë stafit Luneda Sufalin, e cila zëvendëson Besnik Çobajn. Ky i fundit e drejtonte këtë njësi prej vitit 2011.

GJERMENI


Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka prezantuar dje kryeinspektorin e Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit, Zyhdi Dajti. Në fjalën e saj Gjermeni u ndal në foksin që do të ketë Inspektorati në kontrollin e territorit si pjesë e angazhimeve të qeverisë. “INUK do të rikthejë besimin e qytetarëve te ligji dhe institucionet. Në punën e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Inspektorati do të luajë rol kyç për zhvillimin urban të qëndrueshëm, konform ligjit dhe duke pasur në qendër qytetarët”, tha ministrja. BORXHI Dy kompani audituese që kanë shprehur interes pranë Ministrisë së Financave për të qenë pjesë e procesit të “zbardhjes” së borxhit real, janë “Deloitte” dhe “Crown Agent”. Të dyja këto kanë kaluar fazën e parë dhe pritet që shumë shpejt të bëhet publik edhe emri i së përzgjedhurës që do të vijojë punën. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që qeveria të kontraktojë të dyja kompanitë me synimin e ndarjes së punës, duke qenë se pritet që procesi të jetë i gjatë dhe jo shumë i thjeshtë. Nertila Maho/PANORAMA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama