“Chanel 2.55”
Ky model eshte pjese e historise se markes “Mademoiselle Coco”. E krijuar ne shkurt te vitit 1955, karakterizohet nga nje zinxhir i arte dhe lekure e ndriçuar. “Chanel” e ka krijuar kete çante duke pasur ndermend nje grua moderne, e cila ka nevoje t’i kete duart e lira, duke shpikur ne kete menyre zinxhirin. Deri me tani eshte nje prej aksesoreve me te pelqyer nga femrat dhe ne vite kane lindur versione te shumellojshme, te ngjyrave dhe permasave te ndryshme. Çmimet variojne nga 1300 euro e lart.
“Kelly” e “Hermès”
Per te njohur historine e kesaj çante te famshme, duhet te kthehemi ne fund te shekullit te nentembedhjete. Shtepia e modes “Hermes” lindi fillimisht si nje dyqan i thjeshte, qe shiste veshje dhe ne vazhdim u orientua drejt aksesoreve te lekures. Shume e vjeter eshte çanta qe mbahet ne dore, e cila ne vitet ‘30 u be çanta per zonjat. Por vitet ‘50 do ta perjetesonin ne krahet e Grace Kelly dhe do te behej shume e famshme. Çmimi baze eshte 5000 euro.
“Birkin” e “Hermès”
Çanta “Birkin” eshte veper e stilistit Jean-Louis Dumas. Gjate nje udhetimi Paris-Londer, stilisti takoi aktoren franceze Jane Birkin, e cila i tregoi se sa e veshtire ishte per te te gjente nje çante qe t’i bente pune dhe t’i pershtatej asaj, femerore, komode dhe e madhe. Dumas krijoi ate çante qe me pas u be modeli mitik. Kostoja? Kushton rreth 5000 euro.
“Jackie” e “Guçi”-t
Nje çante moderne, e frymezuar nga nje ikone e shekullit te kaluar. E kemi fjalen per Jacqueline Bouvier, zonja e famshme e Kennedy-t, dhe ne vazhdim e Onassis, e pagezuar me emrin “Jackie O”. Me nje mberthecke te arte ne mes, rrip te shkurter dhe fjongo jeshile dhe te kuqe, ne pak kohe u be nje nga çantat me te dashura nga femrat e famshme te asaj kohe, e nderkohe vazhdon ende te preferohet. “Jackie” u krijua per here te pare ne vitet ‘50 dhe u be popullore ne dekaden e ardhshme, duke fituar nje vend te rendesishem ne arkivat historike te shtepise se modes. Ne vitet ‘90, Tom Ford e rinovoi serish. Çmimi eshte afersisht 2000 euro.
“Speedy” e “Louis Vuitton”
Baulja eshte ikona e shtepise franceze te modes. Kjo çante jo shume e madhe pelqehej nga diva si Audrey Hepburn dhe Sophia Loren. U krijua ne vitet ‘20, por koha nuk ka arritur “ta plake”. Ka pesuar shume ndryshime si version “Grafite” i “Stephen Sprouse”, ajo shumengjyreshe e “Takashi Murakami”, fantazia me fushe shahu e “Damier Azur”. Çmimi fillon nga 2900 euro per çanten e vogel.
“D Bag” e “Tod’s”
Kete here, muza e famshme e frymezimit eshte Lady Diana. Princesha shume e trishtuar dhe e dashur i ka dhene emrin aksesorit te krijuar ne vitet ‘90. Te qepura te cilat bejne kontrast, mbyllje me zinxhir, doreza mbajtese te rrumbullaketa e kane bere menjehere kete aksesor nje copez kult. Pothuajse nje dekade pas lindjes, marka ka zgjedhur ta rinovoje, duke lene menjane modelin klasik e duke e zevendesuar me nje me modern dhe terheqes. Çmimi i saj fillon nga 1000 euro e lart.
“Chloè Paddington”
Ka formen klasike te valixhes se doktorit, por vetem se ne stilin femeror. Edhe pse eshte krijuar ne vitin 2005, ka arritur te behet nje prej modeleve me te preferuara nga yjet. Rripat jane krijuar ne ate menyre qe te mbahet si ne dore ashtu edhe ne krah. Çmimi e kalon shifren e 1000 eurove. Nje detaj tjeter i pangaterrueshem eshte mbyllja me nje dryn te arte, i prodhuar ne Itali.