“Captifs” është një film francez i zhanrit horror, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Ballkan, ku prezantohen serbët duke transplantuar organet e shqiptarëve.
Carole është një infermiere humanitare, së bashku me 2 kolegë të saj ajo rrëmbehet. Ata mbahen në kushte ç’njerëzore si të burgosur dhe ndërsa qëndrojnë aty, mësojnë për tmerrin e krimeve serbe.
Reagimi i serbëve ka shkuar aq larg, sa kanë akuzuar dhe francezin Bernard Kushner, kryeadministratorin e parë të Kosovës, se ka ndihmuar në financimin e filmit.
“Filmi në masën më të madhe është financuar nga shqiptarët. Ka mundësi që edhe Bernard Kushner ta ketë ndihmuar atë”, shkruan e përditshmja “Kurir”.
Në shkrimin e Kurir theksohet se shqiptarët u kanë dhënë para francezëve për t’i portretizuar serbët si kriminelë.
Për këtë film është prononcuar Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi, duke shprehur bindjen se ky është një film propagandistik.