“Njerëzit të cilët janë psikopatë potencialë janë sharmantë, kanë fuqi të madhe të manipulimit, njerëzit tjerë i perceptojnë si objekte dhe nuk ndjejnë brejtje të ndërgjegjes kur i shfrytëzojnë njerëzit tjerë për të arritur qëllimet e caktuara”, thonë autorët e studimit.
Nëse e vëreni se jeni duke punuar për një psikopat, është koha të gjeni një punë tjetër dhe një shef të ri, përndryshe mund të vuani- paralajmërojnë hulumtuesit. Sipas tyre, njerëzit që punojnë intensivisht për të kënaqur shefat e tyre, mund ta dëmtojnë veten dhe shëndetin e tyre. Nganjëherë, punëtorët i karakterizojnë shefat e tyre si psikopatë, sepse sillen keq ndaj tyre, megjithatë sjellja e keqe dhe vlerësimi i keq nuk duhet vlerësuar si çrregullim i personalitetit.