Cdo vit i njejti problem emigrantet radhe ne pikat kufitare me Greqine

Cdo vit i njejti problem, emigrantet radhe ne pikat kufitare me Greqine

Si çdo sezon pushimesh, kur emigrantët kthehen për në vendlindje dhe doganierët grek sjellin probleme në pikat kufitare. Në dy pikat kufitare, që lidhin vendin tonë me Greqinë, në atë të Kapshticës dhe të Kakavijës ka pasur radhë të gjata emigrantësh që duan  të futen në Shqipëri.
 
Në Kakavijë radha ka arritur deri në 1.5 kilometër  pasi pala greke punon me 1 sportel. Edhe në Kapshticë është krijuar radhë, pasi  pala greke punon me 2 sportele. Ndërkohë autoritetet kufitare shqiptare po punojnë me kapacitet të plotë. Emigrantët shqiptarë në dy pikat kufitare ankohen për këtë situatë e cila përsëritet çdo vit dhe në rastet kur i prishen qejfet Greqisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama