Mikeshat e kanë zakon t’i hapen njëra-tjetrës, të shfryhen mes tyre për pakënaqësitë që kanë, ta ndihmojnë shoqja-shoqen në nevojë dhe ta kritikojnë kur janë në gabim: “Hajt pra, mos rri kështu! Regjistrohu në atë kurs, mjaft e çove kohën dëm”; “Jo, mos i lyej flokët me këtë ngjyrë, sepse nuk të shkon me tiparet dhe ngjyrën e lëkurës”; “Je e sigurt që do të ndryshosh punë?”. Por ekzistojnë edhe kufij që është më mirë të mos kalohen. Problemi është se kush na thotë neve që ato na duan vërtet dhe thellë-thellë nuk ndiejnë pak xhelozi? Të dëgjosh shoqet është mirë, por ndonjëherë u duhet bërë e qartë që të mos i kalojnë kufijtë, por të shikojnë punët e tyre.
Fraza të tipit: “Nuk është djali i duhur për ty” mund të thyejnë një miqësi të lindur në bankat e shkollës, por ndonjëherë u duhet dhënë të drejtë. Kur vajzat bien në dashuri e humbasin arsyen, ndaj personat që janë jashtë i shohin me sy tjetër gjërat. Për shembull, nëse kur jeni me të dashurin ndiheni në siklet dhe nuk jeni vetvetja, ndërkohë që kur rrethoheni mes miqsh nuk ju pushon goja, atëherë duhet të bëni diçka për të mos pasur më vonë probleme me partnerin. Bëni mirë të mos e injoroni situatën. Gjithashtu nëse nuk keni një mendim tuajin për politikën, luftën, abortin, familjen, apo për çështje të tjera dhe miratoni çdo gjë që thotë ai, duke mos e kundërshtuar, atëherë ka diçka që nuk shkon. Nuk është normale që dy persona të kenë mendime të njëjta për çdo gjë.
E njëjta gjë mund të thuhet nëse vini re se partneri është personi i vetëm me të cilin shoqëroheni: ndoshta po përpiqeni të bindni veten dhe të tjerët se gjithçka që po përjeton është një lumturi të madhe, pavarësisht se e vërteta është që je më e çlirët kur rrethohesh nga miqtë. Edhe kur shoqet ju tërheqin vëmendjen se nuk shkove në kursin e jogës dhe në palestër një muaj, është mirë që t’ua vini veshin. Ato po përpiqen thjesht t’ju inkurajojnë të mos i braktisin hobet që keni dhe interesat tuaja.
Gjërat ndryshojnë kur ato nuk e pëlqejnë të dashurin tuaj, pasi e njohin atë thjesht nga përshkimet e tua dhe ç’është më e keqja gjejnë çdo lloj justifikimi për të mos e takuar. Në këtë situatë ju duhet ta kuptoni se ai nuk do të ketë kurrë një mundësi për t’u pranuar nga ato. Kështu që nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të mos i dëgjoni kritikat. Përpiquni që të organizoni sa më shumë takime dhe t’ia prezantoni atij një nga një mikeshat e tua. Në këtë mënyrë, edhe ai do të ndihet më pak i paragjykuar dhe më mirë në ambientin që e rrethon.
A mos vallë miqësia mes jush ka ndryshuar sepse të gjitha shoqet janë beqare? Mos u shqetësoni, nëse fillojnë t’ju tërheqin vëmendjen se nuk bëhesh më e gjallë, nuk u kushton më kohë, refuzon të shkosh me to në kinema, të dalësh për një kafe, apo të shkoni diku për një fundjavë. Mos mendoni se janë xheloze për atë që ke ti, edhe pse ndoshta duke menduar për lumturinë tënde duan të të shikojnë pak më shpesh, për të ta “zbukuruar” edhe më shumë jetën.
Çështje tjetër që nuk duhet nënvlerësuar: ka gjëra mes jush, ose më saktë të tuat që ato nuk i njohin. Le të supozojmë për një çast se i dashuri yt të ngacmon për të të nxjerrë në pah atë anë të karakterit që shoqet nuk ta njohin. Ndoshta pasi kjo situatë të ketë marrë fund, ato do të qeshin me të madhe, por duhet të bësh kujdes me çdo provokim. Ndonjëherë besimi i tepruar është budallallëk. Por nëse bie në grackë mos jep shpengime, prituani shkurt dhe mos e zgjasni më: ndoshta ai të pëlqen kështu siç je dhe ka të drejtë.
Të gjitha ne kemi shoqe, motra, të afërm që janë kurershtarë të njohin njeriun që kemi zgjedhur në krah: në fillim të gjitha imagjinojnë që i përzgjedhuri është djalë simpatik, i gjatë, tip i këndshëm dhe bën një punë goxha të mirë. Por kufiri për të gjithë duhet vendosur para fjalëve: “Ti meriton një më të mirë”. Nuk duhet të dëgjoni askënd. Nëse të pëlqen, të bën të ndihesh mirë, të mbështet dhe mbi të gjitha të bën të ndihesh vetvetja, nëse je e lumtur kështu, edhe ato duhet të jenë për ty, pavarësisht se nuk u pëlqen.