Zoti Franz kërkon të jetë pasardhësi i Vaclav Klaus dhe ka nisur fushatën e tij elektorale. Edhe pse pamja do të jetë një disavantazh i madh për të, 53-vjeçari ka nisur fushatën në Pragë, vendlindjen e tij. Atij i duhen 50 mijë firma në mënyrë që të hyjë zyrtarisht në garën për president si një kandidat i pavarur.
Ditën e hënë, vetëm një javë nga fillimi i “aksionit” Franz ka grumbulluar 8777 firma, ndërsa faqja e tij në Facebook ka plot 23 mijë pëlqime.
Ai është shprehur për ‘The Prague Post’: “Politika dhe politikanët janë larguar nga njerëzit. Qytetarët janë të mërzitur dhe kam frikë nga radikalizmi. Nëse grumbulloj 50 mijë firma do të jetë një sinjal i pastër se shoqëria çeke po rizgjohet.”