Ceki vdes 37-vjecari qe jetoi 6 muaj pa zemer

Ceki, vdes 37-vjeçari qe jetoi 6 muaj pa zemer
Një 37-vjeçar në Çeki ka humbur jetën pasi arriti të jetonte 6 muaj pa zemër. Sipas BBC, Jakub Halik, baba i një fëmijë, kishte në vend të zemrës së tij dy pompa mekanike, që i ishin vendosur në prill pasi mjekët zbuluan një formë shumë agresive kanceri. Mjekët thanë se vdekja atij i erdhi nga mëlçia dhe jo nga dështimi i zemrës artificiale.

37-vjeçari ishte prekur nga një formë e rrallë dhe tejet agresive tumori dhe ai vetë pranoi të shndërrohej në personin e parë që i nënshtrohej operacionit të paprovuar më parë, që zëvendësoi zemrën e dëmtuar me dy pompa mekanike që kryenin funksionin e saj. Zoti Halik, një ish- zjarrfikës, po priste për një donator zemre kur vdiq.

Pavarësisht se ai nuk kishte puls dhe gjithmonë mbante me vete një pako bateri për të furnizuar zemrën mekanike, Halik ishte në gjendje të ecte dhe madje të përdorte palestrën e spitalit. Ky lloj operacioni ishte testuar më parë vetëm në një pacient tjetër, por ai vdiq pas një jave. Halik nuk mund të bënte transplant më herët për shkak se kanceri nuk i lejonte atij që të merrte mjekimet e nevojshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama