Profesori Tim Wadsworth, një doktor i sociologjisë në Universitetin e Kolorados, në SHBA, analizoi të dhënat e grumbulluara nga një shoqatë studimesh midis viteve 1993-2006.
Në total, ai ekzaminoi 15 386 raste të ndryshme personazh, që duhet të përgjigjeshin mbi gjendjen e tyre emocionale me fjalët “të lumtur”, “çka” apo “jo të lumtur”.
Pas analizoi shumë faktorë, profesori arriti në përfundimin se njerëzit që kishin kryer të paktën 2-3 marrëdhënie brenda muajit, kishin 33% më shumë mundësi që të ishin më të lumtur se ata që nuk kishin kryer raporte në 12 muajt e fundit. Edhe më të larta ishin përqindjet e atyre që kryenin marrëdhënie një apo disa herë në javë. Megjithatë, studimi tregoi se në gjendjen shpirtërore, ka rëndësi edhe “metri matës”.
Kështu, ndërsa një jetë e shëndetshme seksuale është një burim i rëndësishëm lumturie në jetën e kujtdo, profesori arriti në përfundimin se edhe bindja se jeta jote erotike është më intensive se ajo e personave me të cilët krahasohesh, miqtë apo fqinjët, jep një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.