Pjesmarrësit kanë shfaqur emocione si dhe krenari për përfaqësimin që po i bëjnë traditave të krahinës së tyre. Nuk ka munguar në këtë edicion as pjesëmarrja e rapsodëve të rinj, që synojnë të mbajnë gjallë këtë traditë.
Artistët rapsodë dhe instrumentistët popullore të mbarë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi po mirë priten nga banorët e Lezhës. Oragnizatorët nga ana e tyre shprehen të kënaqur pasi sipas tyre këto aktivitete mbajnë gjallë, identitetin tonë kombëtar.