Ka startuar edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar “Oda Dibrane”. I kthyer tashmë në një traditë të përvitshme të Dibrës ky event është ndër më të rëndësishmit që mbahen në vendin tonë. Në dy ditët e këtij festivali grupe nga trevat mbarë shqipfolëse do të sjellin kostumet, ritet dhe këngët e çdo krahine. Ishin 8 grupet artistike të cilat mbrëmjen e së premtes dhuruan spektakël dhe hare për spektatorin dibran. Banorët e Dibrës e mirëpresin çdo vit festivalin teksa këtë vit janë 16 grupe pjesëmarrëse.