Celet konkursi per Bulevardin Berisha Ngjarje e madhe per Tiranen Europiane

Celet konkursi per Bulevardin, Berisha: Ngjarje e madhe per Tiranen Europiane
U çel sot konkursi për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit Lana, i organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në këtë konkurs marrin pjesë 7 nga 20 studiot arkitektuore më të shquara të botës, DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 – The Netherlands, Albert Speer & Partners – Germany, Cino Zuçhi Architetti – Italy, Gerkan, Marg & Partners – Germany, Kees Christianse & Partners – The Netherlands, Grimshaw Architects – United Kingdom, të cilët paraqiten projektet e tyre në sallën e Akdemisë së Arteve në Tiranë. I pranishëm në konkurs ishte edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha i cili e cilësoi këtë projket një ngjarje të madhe për përmisimin e jetesës së qytetarëve të kryeqytetit.

“Një ngjarje e madhe për qytetarët e Tiranës, për mbarë shqiptarët që preisn me padurim Tiranën e këtij shekulli, në funksion të qytetarit, si një metropol i ri europian, që të harmonizojë në mënyrën më të shkëlqyer të gjithë potencialet e saj”- tha Berisha. Kryeminsitri  sulmoi ish-kreun e Bashkisë, Edi Ramën duke e cilësuar se ka dështuar në vizionin e tij për Tiranën e shekullit të 21-të. “Paraardhësi ishte një piktor i dështuar, jo për faktin se nuk i shiteshin veprat por nuk kuptonte se njerëzit nuk kanë vetëm nevojë të shohin por edhe të ecin, kjo është urbanistika dhe ky është dimensioni që qyteti pret. Le ta konsiderojmë këtë një fillim premtues”- shtoi Berisha. Juria e këtij konkursi përbëhej nga emra dhe personalitet të shquara të fushës së inxhinierisë dhe arkitekturës shqiptare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama