Ekrani LED, filtrat plastik dhe disa tela do të mund të zëvendësonin makinat e mëdha, me të cilat punojnë shumë teknikë të cilët me dorë identifikojnë qelizat e gjakut nën mikroskop. Shkencëtarët e UCLA kanë modeluar telefonin celular në pajisjen mobile për testimin e gjakut e cila është në gjendje të detektoj virusin e HIV-it, malaries dhe sëmundjeve tjera. Njërën prej pajisjeve të para të këtij lloji e ka prodhuar kompania Sony Ericsson. Testuesi përdorë dritë të filtruar e cila ndriçon qelizat e gjakut dhe i dërgon të dhënat softuerit i cili i përpunon dhe i analizon.