Celularet ‘Ende asnje deshmi per demtim te shendetit’

Celularet, ‘Ende asnje deshmi per demtim te shendetit’
Nuk ka ende asnjë dëshmi se telefoant celuarë mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut, ka thënë agjencia e mbrojtjes së shëndetit në Britani në një shqyrtim të fundit të këtij fenomeni. Shkencëtarët analizuan qindra studime të mëparshme të ekspozimit ndaj celularit dhe nuk kanë gjetur asnjë lidhje përfundimtare për rrezikun e kancerit, funksionin e trurit apo shterpësinë.

Megjithatë ata thanë se monitorimi do të vazhdojë sepse dihet ende pak për efektet afatgjata që japin celularët. Madje ata thanë se edhe njerëzit që ishin shumë të ekspozuar ndaj celularëve nuk kishin dhënë simptoma të dallueshme të dëmtimit të shëndetit si pasojë e tij. Por shtuan se dihet pak për efektet që japin pas pesë vjetësh. Për vite me rradhë ka pasur spekulime për përdorimin e telefonave celularë por sipas ekspertëve për të qënë më të sigurt tek fëmijët këshillohet të reduktohet përdorimi i tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama