Celularet e rinj Windows te Nokias zhgenjejne investitoret

Celularet e rinj Windows te Nokias zhgenjejne investitoret
Kompanitë Nokia dhe Microsoft përfunduan smartphone-in e tyre më të fuqishëm të mërkurën, por mesa duket Lumia i tyre i ri, ka dështuar për t`i bërë përshtypje investitorëve. Ndikuar nga kjo aksionet e Nokias ranë me 13%. Kompania finlandeze që është gjithashtu një nga krijueit më të mëdhënj në botë të softëareve ka ekspozuar të mërkurën këtë pajisje të re, në atë që mbase mund të jetë shanci i tyre i fundit për të fituar pikë në treg pas konkurencës së ashpër me Apple, Samsung dhe Google.

Mikrosoft dhe Nokia shpresojnë se Lumia i tyre i ri, që ka një ekran më të madh dhe një kamera me teknologjinë,”cutting agge”, do të shndërrohet një një pajisje të rëndësishme në këtë luftë të ashpër teknologjike, por investitorët nuk bënë “wow” në fakt dh u mjaftuan thjesht me nje bravo. Analistët thonë se ky është një hap i mirë për Nokian, por investitorët në fakt po kërkojnë hapa gjigande nga kjo kompani që ka mbetur shumë prapa në garën e vrullshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama