Me një llogari të thjeshtë, nëse i referohemi shifrës së censusit të 2011-s ku popullsia rezultoi 2.8 milionë, atëherë çdo individi i korrespondojnë në përdorim të paktën dy karta SIM. Për AKEP, një rritje e tillë e numrit të kartave në përdorim lidhet me disa faktorë.
“AKEP gjykon se ndryshimi në vlerat e cituara më sipër ndodh për shkak se në shifrën e numrit të kartave SIM të përmendur më sipër ka një numër të konsiderueshëm pajtimtarësh me përdorim sezonal si emigrantët apo vizitorët në Shqipëri, si dhe një numër pajtimtarësh që mund të mos e përdorin kartën SIM, megjithëse ajo rezulton aktive”, thuhet në raportin vjetor të AKEP.
Nga totali i gjithë kartave SIM në aktive, pra nga totali i 5.6 milionëve, vetëm 10 për qind e tyre janë me kontratë, ndërsa pjesa tjetër janë karta me parapagim. Raporti i AKEP në thelb tregon vijimin e rritjes së interesit për telefoninë e lëvizshme, një tendencë që ka vite që vazhdon, por duket se rritja shkon paralel edhe me kohën që shqiptarët harxhojnë duke folur në telefon.
TENDENCA
Gjatë një muaji, çdo përdorues celular konsumon mesatarisht 93 minuta bisedë për secilën kartë SIM që ka në përdorim. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare nxjerrin në pah tendencën në rritje të interesit për celularin. E ndërsa për të marrë në telefon konsumohen 93 minuta kohë bisedë në muaj, duket se më shumë janë minutat që shpenzohen për thirrjet hyrëse, që sipas AKEP janë 103 minuta në muaj. Për të dyja kategoritë ka pasur një rritje, nëse krahasimin e bëjmë me vitin 2011. “Në vitin 2012, një përdorues celular ka kryer mesatarisht 93 minuta thirrje dalëse dhe ka marrë 103 minuta thirrje hyrëse, duke rezultuar në 195 minuta komunikimi thirrje telefonike në muaj dhe ka dërguar 21 mesazhe në muaj. Nëse do i referoheshim konsumit mesatar për një përdorues aktiv, këto vlera janë shumë më të mëdha: 319 minuta komunikim thirrje telefonike në muaj dhe 35 SMS në muaj”, thuhet në raportin e AKEP.
Çdo shqiptar ka në përdorim të paktën dy telefona celularë. Shifrat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se në fund të vitit 2012 numri i përdoruesve celularë arriti në 5.6 milionë. Me një llogari të thjeshtë, nëse i referohemi shifrës së censusit të 2011-s ku popullsia rezultoi 2.8 milionë, atëherë çdo individi i korrespondojnë në përdorim të paktën dy karta SIM. Për AKEP, një rritje e tillë e numrit të kartave në përdorim lidhet me disa faktorë.
“AKEP gjykon se ndryshimi në vlerat e cituara më sipër ndodh për shkak se në shifrën e numrit të kartave SIM të përmendur më sipër ka një numër të konsiderueshëm pajtimtarësh me përdorim sezonal si emigrantët apo vizitorët në Shqipëri, si dhe një numër pajtimtarësh që mund të mos e përdorin kartën SIM, megjithëse ajo rezulton aktive”, thuhet në raportin vjetor të AKEP. Nga totali i gjithë kartave SIM në aktive, pra nga totali i 5.6 milionëve, vetëm 10 për qind e tyre janë me kontratë, ndërsa pjesa tjetër janë karta me parapagim. Raporti i AKEP në thelb tregon vijimin e rritjes së interesit për telefoninë e lëvizshme, një tendencë që ka vite që vazhdon, por duket se rritja shkon paralel edhe me kohën që shqiptarët harxhojnë duke folur në telefon. TENDENCA Gjatë një muaji, çdo përdorues celular konsumon mesatarisht 93 minuta bisedë për secilën kartë SIM që ka në përdorim.
Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare nxjerrin në pah tendencën në rritje të interesit për celularin. E ndërsa për të marrë në telefon konsumohen 93 minuta kohë bisedë në muaj, duket se më shumë janë minutat që shpenzohen për thirrjet hyrëse, që sipas AKEP janë 103 minuta në muaj. Për të dyja kategoritë ka pasur një rritje, nëse krahasimin e bëjmë me vitin 2011. “Në vitin 2012, një përdorues celular ka kryer mesatarisht 93 minuta thirrje dalëse dhe ka marrë 103 minuta thirrje hyrëse, duke rezultuar në 195 minuta komunikimi thirrje telefonike në muaj dhe ka dërguar 21 mesazhe në muaj. Nëse do i referoheshim konsumit mesatar për një përdorues aktiv, këto vlera janë shumë më të mëdha: 319 minuta komunikim thirrje telefonike në muaj dhe 35 SMS në muaj”, thuhet në raportin e AKEP.