Celularet sot ulen tarifat per telefonatat

Celularet, sot ulen tarifat per telefonatat
Nga sot, thirrjet përmes telefonisë celulare do të kushtojnë më lirë. AKEP ka publikuar në faqen zyrtare metodologjinë që do të zbatohet për operatorët, ku përcaktohet e detajuar ulja e përshkallëzuar e tarifave. Modeli “BULRAIC”, i miratuar në shkurt, solli ulje të tarifave në muajin mars, ndërsa ulja e dytë fillon sot. Deri dje, tarifa e një thirrjeje që bëhej nga dy operatorët më të vjetër në treg kushtonte mesatarisht 8.85 lekë për minutë, ndërkohë, me uljen e radhës, kjo tarifë do të shkojë në 7.57 lekë për minutë. Për operatorin e tretë, tarifa e një telefonate aktualisht është 8.85 lekë për minutë sipas modelit “BLURAIC”, nga 10.89 lekë që ishte pa u aplikuar ulja e dytë, ndërsa për operatorin më të ri në treg tarifa për terminimin e thirrjeve me uljen e radhës do të jetë 12.92 lekë, nga 15.93 lekë për minutë që është.

Për këtë vit kjo është ulja e dytë e tarifave që zbaton Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tarifat e terminimit të thirrjeve të kompanive celulare. AKEP, qysh në momentin kur e mori këtë nismë, vlerësoi si kyç orientimin e tarifave drejt kostos. Ulja tjetër e tarifave do të bëhet në shtatorin e ardhshëm sipas metodologjisë që vetë AKEP ka miratua. Për të dhënë edhe një ide më të saktë mbi mënyrën e përllogaritjes, AKEP e ka publikuar këtë metodologji në faqen zyrtare. Faza e fundit e uljes së tarifave sipas kësaj metodologjie përfundon në vitin 2013, kur tarifa e terminimit të thirrjeve do të kushtojë 4.57 lekë për minutë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama