Por, gjithsesi kujdes, studimi vë në dukje se duhet kujdes edhe me këto këshilla, pasi në shumë raste mund të kthehen në të kundërt. Sepse vërtet mund të ngrini dyshime, kur celulari juaj të jetë gjithnjë bosh nga mesazhet apo thirrjet e marra. Kompanitë celulare gjithashtu kanë vënë re se celularët mund të jenë një fitim i mirë për të zbuluar tradhtitë bashkëshortore. Nuk kuptohet në mënyrë tjetër që ato po përdorin prej kohësh shërbimin e lokalizuar të thirrjeve.
Kujdes: Mos harroni kurrë celularin tuaj në shtëpi apo në zyrë. Jo sepse mund të humbni një thirrje të rëndësishme apo një lajmërim për jetë a vdekje….
Është shumë më keq se kaq: Partneri ose partnerja juaj mund të provojë më në fund se ju nuk i keni qëndruar besnik-e.
Një studim i realizuar në Itali tregon se 9 në 10 raste tradhtie janë zbuluar nga telefoni celular. Dhe po të kemi parasysh celularo-maninë, mund të themi se kemi përpara një seri prishjesh të marrëdhënieve sentimentale apo divorcesh për aq më shumë kurë.
Studimi është realizuar nga Tomponzi Investigation, një firmë detektive italiane e specializuar në zbulimin e tradhtive, e cila ofronte me këtë rast në formë altruiste edhe disa rregulla të arta.
Njëra prej tyre është që të fshihni menjëherë të gjitha mesazhet dyshues sikundër edhe thirrjet e marra. Ose të ridërgoni mesazhin e marrë pa krijuar mesazh të ri.
Më origjinalja është të fshihni bisedën, duke bërë sikur flisni për ndonjë bisedë pune atëherë kur i dashuri apo e dashura ju telefonojnë teksa jeni të shoqëruar nga bashkëshorti ose bashkëshortja.
Por, gjithsesi kujdes, studimi vë në dukje se duhet kujdes edhe me këto këshilla, pasi në shumë raste mund të kthehen në të kundërt. Sepse vërtet mund të ngrini dyshime, kur celulari juaj të jetë gjithnjë bosh nga mesazhet apo thirrjet e marra.
Kompanitë celulare gjithashtu kanë vënë re se celularët mund të jenë një fitim i mirë për të zbuluar tradhtitë bashkëshortore. Nuk kuptohet në mënyrë tjetër që ato po përdorin prej kohësh shërbimin e lokalizuar të thirrjeve.
Me një sasi të vogël parash, çdo kush mund të lokalizojë në çdo moment vendin se ku ndodhet personi që duan kur ai e ka të hapur celularin. Kjo do të thotë që nëse një grua merr nga burri i saj mesazhin "jam në zyrë duke mbaruar një punë urgjente. Do të vij vonë”, përmes këtij shërbimi, dërgohet automatikisht një mesazh që tregon vendin e saktë të personit në fjalë.
Opsioni i preferuar vazhdon të mbetet që të kesh një celular alternativ, numri dhe ekzistenca e të cilit të jetë sekret.
Por, e keqja e kësaj alternative është se duhet ta kesh gjithsesi me vete dhe duhet të kesh kujdes të mos e harrosh pa dashje në ndonjë vend, apo se duhet të jesh \'vigjilent\' nga ndonje \'bib\' që lëshon ardhja e një mesazhi të ri.
Sipas një sondazhi të gazetës britanike “The Independent”, 72 për qind e grave të martuara nuk e kishin për gjë të kontrollonin SMS-të në celularët e burrave të tyre. Ndërkohë që 34 për qind e personave të pyetur e bënin këtë në mënyrë të rregullt.
/CdoDite/